Page 175 - Nji jete ne mes kosoves
P. 175

172
“ Në zyrën e kryetarit të Kuvendit të Komunës, Lartmadhëria, pos udhëheqëve komunalë të Gjakovës, u prit edhe nga Harry Bajraktari, Rrustem Geci si dhe Musli Mulosmanaj, vëllai i ministrit të ndjerë të Oborrit Mbretëror, Abedin Mulosmanajt”, shkruan gazeta “Bota Sot” në raportin e saj ditor. Mbreti i shqiptarëve tha se ishte shumë i lumtur që po ndodhej për herë të parë në Kosovë dhe i shprehu mirënjohje popullit të kësaj pjese të Shqipërisë etnike për gjithë atë që kishte bërë që ajo të çlirohej nga robëria shekullore serbe.
Në fjalën e tij, Harry Bajraktari, mbajtur me këtë rast, tha: “Sot është ditë e lumtur dhe e gëzueshme se popullit tonë të përvuajtur po i vijnë ditë shumë më të mira. Për këtë dëshmon edhe prezenca e Juaj (Lartmadhëri ) në mes të shqiptarëve të Gjakovës. Për njëqind vjet Kosovën e mbajti të okupuar Beogradi dhe për kaq kohë ai ushtroi dhunë shtetërore për zhdukjen e këtij populli antik të Ballkanit. Tash jemi të lirë dhe po ecim drejt rrugës së pavarësisë.
Ajo që pashë në Prizren, ku në një përvjetor të rëndësishëm të Lidhjes, merrnin pjesë njerëzit nga të gjitha viset shqiptare dhe nga diaspora, flet për një perspektivë dhe prosperitet të pandalshëm të shqiptarëve në përgjithësi dhe në afirmimin e tyre në Bashkësinë Ndërkombëtare,” tha Harry në solemnitetin që u organizua në Gjakovë, me rastin e pritjes së Leka Zogut.
Kryetari i komunës Aqif Shehu, për nder të vizitës që i bëri Leka Zogu, Gjakovës, ia dhuroi emblemën e qytetit, ndërkaq ai, stemën e Mbretërisë.
  





























































































   173   174   175   176   177