Page 173 - Nji jete ne mes kosoves
P. 173

170
Në Madrid kishin udhëtuar: imam Vehbi Ismaili, imam Isa Hoxha, Dom Zef Oroshi dhe një prift i Kishës ortodokse nga Bostoni. Meqenëse Leka Zogu, ishte mbreti i të gjithë shqiptarëve, kurorëzimi i martesës u bë nga tre klerikët shqiptarë, në fenë myslimane, katolike dhe ortodokse, si është vetë përbërja fetare e shqiptarëve.
Pas përfundimit të ceremonisë së dasmës thotë Rexhep Ymeri “në një sallë tepër solemne shkuam grupe-grupe për t’i uruar martesën Leka Zogut. Përkrah tij rrinte edhe avokati Selim Dumani, që ndihmonte mbretin Lekë në pranimin e urimeve.
Rexhep Ymeri deklaron se me Metën ishin ndarë të kënaqur dhe këtë ditë e kishin radhitur ndër kujtimet e tyre më të mira.
NË KREMTIMIN E 125 VJETORIT TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT DHE ME LEKA ZOGUN NËPËR KOSOVË
Shumë kohë më parë me mbretin Leka Zogu kanë qenë takuar (në New York) babë e djalë, Musli dhe Metë Bajraktar. Në një kohë tjetër, 30 vjet më vonë në Kosovë, me rastin e 125 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Harry takon Leka Zogun.
Në vitin 1972, mbreti i shqiptarëve, Leka Zogu u pat thënë Musli e Metë Bajraktarit: “Gjithmonë ekziston shpresa për një Shqipëri të shqiptarëve”. Një thënie e tillë për kohën kishte vazhdimësinë e luftës për realizimin e platformës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ky ideal edhe sot e kësaj ditë është i pashuar për popullin shqiptar, një ëndërr e vjetër që pret me shekuj të realizohet.
Harry ishte takuar me Leka Zogun edhe më parë, por takimi i tij me të në Kosovë kishte domethënie tjetër.
Ministria për Kulturë, Rini, Sport dhe çështje jorezidente të Qeverisë së Kosovës, në qershor të vitit 2003, ftoi një delegacion nga komuniteti
  

























































































   171   172   173   174   175