Page 171 - Nji jete ne mes kosoves
P. 171

168
Në një qarkore që lëshoi Lëvizja e Legalitetit në prag të dasmës së
    Leka Zogut nga New York-u thuhet:
”Kemi nderin dhe kënaqësinë t’ i njohtojmë të gjithë anëtarët e OKLL-së se Oborri Mbretnuer në Madrid, na ka njoftue se: N.M. e tij Leka I, Mbreti i shqiptarëve do të celebroi martesën me Zonjushën Susan Gullen Ward, më 10 tetor 1957, në qytetin pitoresk të Toledos- Spanjë.
Simbas informatave që kemi, Familja Mbretnore, ka vendosur me ftue me anën e nji qarkorje- të gjithë shqiptarët pa dallim.
Përpara kësaj ngjarje me rëndësi historike, Komiteti Qendror i OKLL-së në mbledhjen e tij të fundit ka vendos:
Me ftue anëtarët e OLLL-së si dhe bashkatdhetarët shqiptarë që dëshirojnë të marrin pjesë në martesën e N.M. Tij Leka I, me ra në kontakt me kryetarët e degëve tona në SHBA dhe Kanada, duke dhanë emnin dhe mbiemnin dhe duke dorzue menjiherë shumën prej $100 në mënyrë që të procedojmë në përgatitjen e këtij udhëtimi historik.
Simas angazhimeve që kemi marrë me nji agjensi udhëtimi këtu në New York, shpenzimet për çdo person do të arrijnë shumën e $400 që përfshinë:
1. biletën e aeroplanit New York Madrid- New York;
2. transportin prej aeroplanit të Madridit si dhe prej hotelit në aeroport; 3. transportin prej hotelit në Toledo dhe prej Toledos në hotel;
4. tri net me fjetje në hotel si dhe nisjen.
Nisja parshihet të bahet në mbramjen e datës 8 tetor 1975, prej aeroportit Kenedy- New york, dhe kthimi prej Madridit do të bahet me datën 12 tetor.
Prandaj u lutemi të gjithë kryetarëve të degëve që të bien në kontakt menjëherë me anëtarët e Degës si dhe me të gjithë bashkatdhetarët tonë, të cilët dëshirojnë me ba udhëtimin e naltpërmendun dhe sa ma para t’ na dërgojnë listën emnore, si shumën prej $300 dhe do t’ ju japim të gjitha informatat e nevojshme.
Për arsye sigurimi, kompania ajrore si dhe numri i aeroplanit me të cilin do të udhëtojmë do të mbahen në formë konfidenciale.
Duke ju dërguar përshëndetjet e Komitetit Qendror me të cilat bashkoj edhe të mijat personale, përfundoj në pritje të përgjegjes s’ uej sa ma shpejtë”, thuhet në qarkore.
Sekretari i përgjithshëm OKLL-së
Dr. Fuad Myftija
                                    

















































































   169   170   171   172   173