Page 160 - Nji jete ne mes kosoves
P. 160

157
  inkuadrohej në organet e Lidhjes. Deva i thotë se kjo organizatë kishte nevojë për më shumë njerëz, prandaj kërkon angazhimin e tij. Në vitet e 70-ta Lidhja e Prizrenit në Mërgim, me seli në New York, ishte e përbërë vetëm prej shqiptarëve jashtë Shqipërisë shtetërore të 1913, kryesisht nga Kosova. Në këtë bisedë ka qenë i inkuadruar edhe Mehmet Agë Rashkoci, i cili, gjithashtu, kishte insistuar që Metë Bajraktari të angazhohej në proceset e Lidhjes.
Të përmendim se zoti Deva pas shumë lutjeve që i kishin bërë nacionalistët (emigracioni politik shqiptar nga Kosova) në SHBA, kishte pranuar detyrën e kryetarit të Lidhjes, ku ishte zgjedhur në Kongresin e Parë. Mirëpo, në një rast, Rexhep Krasniqit i shkruan: “Ty dhe Mehmet Agës u kam thanë me kohë se nuk kemi brum dhe njerëz seriozë me riorganizue Lidhjen e cila në radhë të parë duhet të jetë serioze dhe përfaqësuese e denjë e idealeve për realizimin e Shqipnisë etnike, asgja ma shumë as ma pak. Prandaj ty dhe Mehmet Agës u mbetet që t’ i rregulloni punët deri në Kongresin e parë, mandej do t’ i shoshitim të gjitha problemet që bien ndesh me sa ma lart...”. Kjo letër, siç shkruan Idriz Lamaj, në librin “Xhafer Deva - në dritën e letrave të veta dhe zbulesa të tjera të mërgatës” zotit Krasniqi i është dërguar më 25 tetor 1964. Ndërkaq, në prag të Kongresit të dytë ing. Xhafer Deva ishte pak a shumë i shqetësuar për shkak të rastit që kishte ndodhur.
Lidhur me kërkesën e Devës, Meta në darkën e festës së falenderimeve “Thanksgiving”, ku ishin mysafirë të tij thotë: “Zoti Deva, përkundër një klime më të volitshme në Kosovë, krahas asaj që kishte qenë para 1968, prapëseprapë gjendja atje është e vështirë. Nëse unë angazhohem në Lidhjen e Prizrenit, të cilën gjë do ta bëja me dëshirë të madhe, dy vëllezërit e mi në Kosovë, të cilët punojnë në arsim do t’i përjashtojnë nga puna, madje edhe kushërinjtë dhe tërë farefisin, ndërsa fëmijët e tyre do të vuajnë edhe për bukë”.
Pas këtij arsyetimi, z. Deva u pajtua me qëndrimin e Bajraktarit, duke thënë se “ne nuk jemi këtu për të marrë familjet tona në “qafë”, por për t’i ndihmuar ato. Prandaj, unë të kuptoj drejt”.
Arsimi ka qenë një ndër fushat më delikate në Kosovë, ku njerëzit përjashtoheshin nga puna për pak send. Prandaj, zoti Deva këtë e kuptonte fare mirë dhe hoqi dorë nga propozimi i tij. Udhëheqësi i Lidhjes së Prizrenit në Mërgim ka pasur një bindje të patundur se kombi





























































































   158   159   160   161   162