Page 180 - Nji jete ne mes kosoves
P. 180

177
  VIZITA E PARË NË KOSOVË
Nga dita në ditë familja Bajraktari, e vendosur në ndërtesën 1735 në Avenue-n e Dytë në Manhattan, forcohej ekonomikisht. Një pjesë të parave të fituara ata i ruanin me qëllim që, kur të ktheheshin në Kosovë, pas pesë vjetësh, do të realizonin planet e tyre. Këto plane, Meta me të shoqen, Zizen i kishin biseduar që kur qëndronin në Itali. Moto e tyre ka qenë: “të fitojmë dhe të kthehemi“. Kjo moto i bënte të fortë dhe optimistë. Në fakt, kjo ka qenë kënaqësia e tyre. Në këtë drejtim ata punuan. Për një kohë të shkurtër arritën që të fitojnë pesë mijë dollarë. Në vitet e 70-ta kjo shumë e të hollave ka qenë shumë e madhe, krahasuar me sot.
Në fillim të vitit 1973 Metë Bajraktari gjen një vend më të mirë pune, kujdestar në një ndërtesë. Nga Manhattani, ku kishte jetuar tri vjet, shkon në Queens, përkatësisht në Long Island (Astoria). Siç thotë Harry, ndërrimin e banesës e kishin pritur me kënaqësi, sepse ajo ku kishin qenë të vendosur në Manhattan për tri vjet, gjatë verës bëhej vapë e madhe (ishte afër kulmit në katin e pestë, pa klimatizim), kurse dimrit bëhej ftohtë. Përkundër të parës, kjo në Queens ishte në bodrum: verës freskët, ndërsa dimrit nxehtë. Prapa ndërtesës ka qenë një oborr ku familja Bajraktari e shfrytëzonte për nevojat e saj, qoftë për të ndejtur kur koha ishte e mirë, qoftë për të lënë gjëra të tjera kur kishte nevojë. Meqenëse, Ziza duhej të udhëtonte në punë në Wall Street, kur kthehej dilte ndonjëri i familjes për ta pritur aty, ku e lente treni. Ajo kthehej natën vonë. Babai, në të shumtën e rasteve, dilte për ta marrë, thotë Harry. Asnjëherë nuk e kemi lënë vetëm, sepse nëna ka pasur frikë. Natyrisht nata ishte e frikshme dhe e pasigurt.
Në fund të vitit 1972 Meta sjell për vizitë në Amerikë babain e tij, Musliun dhe të vëllain Beqirin, i cili në atë kohë, punonte si arsimtar në






























































































   178   179   180   181   182