Page 182 - Nji jete ne mes kosoves
P. 182

179
më shumë, sepse në New York e pata lënë Harry-n. Më dhimbsej se ishte shumë i ri që të barte një barrë aq të madhe të punës. “Harry-t i ra të burrërohej derisa ishte fëmijë”, thotë Ziza.
Lidhur me këtë vizitë, Nuria kujton: ”Ka qenë një gëzim i madh për mua. Peja mu duk shumë e bukur, edhe pse vija nga një qytet shumë i madh siç është New York-u. Kur iu afruam fshatit tonë ngava për të lajmëruar. U gëzuan shumë gjyshi, Musliu dhe gjyshja, Mejremja. Më përqafuan me tërë afshin e tyre. Pas pak minutash erdhën edhe babai dhe nëna. Një përmallim i madh i përcjellë me lot.
Të nesërmen nga Lluka erdhën dajtë, Halili, Rrustemi dhe Tima, gjyshja. Kurrë s’i harroj fjalët e kësaj të fundit kur iu drejtua babit tim:” Metë, kam pas menduar se ti me Zizen humbët përgjithmonë, por i gjalli s’po tretka. Havën, (vajzën) që e pata këtu, vdiq e s’u kthye kurrë më,” thotë Nurija.
Litafetja, vajza e dytë e Metë dhe Ziza Bajraktarit, e cila jeton në Michigan me bashkëshortin dhe katër fëmijët, kur doli nga Vranoci, kishte vetëm gjashtë vjet. Si thotë ajo nuk i kujtohet shumë vendlindja dhe njerëzit e saj. Klasën e parë në Baran s’ e kishte filluar ngase e kishte lënë për vitin e ardhshëm. Në këtë kohë ndodhi emigrimi i familjes Bajraktari, ndërsa ajo klasën e parë e nis në New York.
“Në fillim shoqëroheshim me fëmijët e vëllezërve Mulosmanaj,
    Miftar Bajraktari me tri motrat: Nurijen, Litafetin dhe Hatemen, New York 1973.




























































































   180   181   182   183   184