Page 184 - Nji jete ne mes kosoves
P. 184

  EDUKUES I FAMILJES SIPAS TRADITAVE DUKAGJINASE
Familja Bajraktari, edhe pas ardhjes në Amerikë, respektoi dhe ruajti traditën dhe zakonet shqiptare. Të gjithë fëmijët e saj që nga vogjëlia janë edukuar në frymën e kësaj tradite.
Pas disa muajsh të punës në New York, Metës dhe Zizës u lind edhe një fëmijë, të cilin e pagëzuan me emrin Miftar, në shenjë nderimi të njërit nga brezat që kishte mbajtur këtë emër në këtë familje. Ky ishte i vetmi fëmijë i tyre i lindur në SHBA. Meqenëse Ziza punonte pesë ditë në javë, për fëmijën e vogël është kujdesur, kryesisht Nurija, vajza e madhe e saj. Edhe Miftari, përkundër faktit se kishte lindur në Amerikë, u rrit sipas zakoneve dhe traditës shqiptare. Meta, në këtë drejtim, ka qenë i rreptë dhe, njëherësh, tepër i kujdesshëm që fëmijët e tij të përvetësonin edukatën dhe traditën shqiptare. Ai u thoshte se, krahas
181
 Musli Bajraktari në mesin e dy rejave Zizës (djathtas) dhe Nushes, ndërsa ulur Nurije Bajraktari, Miftari dhe Litafete Bajraktari, New York 1975
 





























































































   182   183   184   185   186