Page 183 - Nji jete ne mes kosoves
P. 183

180
kurse me kalimin e kohës shoqërohesha me dy moshatare amerikane. Kur na vinte ndonjë mysafir në banesën tonë në Manhattan, ne fëmijët gëzoheshim, sepse kishim dëshirë që të njihnim sa më shumë shqiptarë, e njëjta gjë ishte edhe kur ne shkonim dikund”. Duke kujtuar fillimin në New York, Litafetja pohon: “Gjithnjë e kam uruar babain tim që na solli në këtë vend. Amerika më pëlqeu nga dita e parë dhe kujtimet e mia lidhen me të. Nga Vranoci mbaj më shumë mend gjyshin dhe xhaxhain tim Beqirin. Këta patën ardhur për vizitë edhe në New York. Ne fëmijët kemi qenë shumë të lidhur me dajtë tonë në Llukë dhe sa herë që kam shkuar në Kosovë, aty më ka pëlqyer të rrija më shumë.
Harry, Nurija dhe unë jemi munduar t’i ndihmojmë babait tonë, sodomos kur ai e pat blerë një ndërtesë në Bronx dhe kur kryente punët e kujdestarit në ndërtesa. Ne fëmijët kemi qenë gjithmonë afër, sidomos kur prindërit kishin nevojë t’ u përkthenim nga shqipja në anglisht dhe anasjelltas. Ndoshta ne jemi fajtorë që ata s’ e mësuan anglishtën.
Im at ka bërë përpjekje të na përgatiste në atë mënyrë që të qëndrojmë të fortë dhe, çkado që të ndodhë, të përballonim me stoicizëm stuhitë jetësore. Na thoshte:çdo gjë duhet të mirret me guxim, nëse njeriut i mungon kurajoja, ai do ta ketë gjithherë më vështirë. Një edukim i tillë nga fëmijëria më ka ndihmuar shumë në jetë. Në këtë frymë kam bërë përpjekje që t’ i edukoj edhe fëmijët e mi. U them atyre duhet të jemi të fortë, ashtu siç ka qenë gjyshi juaj. Djali im Durimi, më kujton babain tim, sa i përket karakterit dhe krenarisë.
Gjatë vizitës në Kosovë, Meta kishte vërejtur disa ndryshime që bëheshin në fushën politike dhe ekonomike, të cilat jepnin shpresë se gjendja sado pak do të përmirësohej. Në atë kohë bëhej fjalë edhe për ndryshimet kushtetuese, ndërsa flitej se Kosova do të bëhej element konstituiv i Federatës së atëhershme jugosllave. Megjithë hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë, në Vranoc, përveç atyre në arsim, kishte fare pak të punësuar në organizata punuese, apo në sektorin administrativ. Ai kishte parë se gjërat po lëviznin për të mirë dhe kjo i shtonte optimizmin se pas pak vitesh do të kthehej edhe ai nga Amerika dhe do të ndërtonte një shtëpi, ku do t’u bashkangjitej rrjedhave të përgjithshme dhe familjes së tij të gjerë.
  





























































































   181   182   183   184   185