Page 185 - Nji jete ne mes kosoves
P. 185

182
përshtatjes së kushteve dhe rrethanave amerikane, brenda shtëpisë dhe familjes do të respektohet vetëm edukimi dhe sjellja sipas traditës sonë. Kultura e huaj në shtëpinë e tij ka qenë gjë e pa pranueshme, sidomos ka qenë shumë i vendosur që djemtë, vajzat, mbesat dhe nipërit të martoheshin me shqiptarë, përkatësisht shqiptare. Në këtë drejtim ka qenë i prerë. Kur erdhi në Amerikë me fëmijë të vegjël, mundësia e përplasjeve me kultura të huaja ka qenë e mundshme. Përkundër kësaj, Meta ka zotëruar situatën dhe s’ka lejuar për asnjë moment t’i mbetej familja pas dore për interesa materiale. Ai të dy djemtë dhe tri vajzat, i martoi me shqiptarë e shqiptare. Vajza e madhe e tij, Nurija martohet me Hasan Osmanin, me origjinë nga rrethi i Gjakovës, ndërsa në prill të vitit 1977 Harry martohet me Gjejlanen, bijën e Ali Agës nga Rashkoci, Litafeti me Agim Gegën me origjinë nga Malësia e Gjakovës, Hatemja me Naimin, djalin e Sali Nezës, kurse Miftari me vajzën e Sadri Shalës,
Ylfeten nga Broliqi.
- Derisa të jam gjallë, në familjen time, s’do të lejohet kurrfarë
shmangie nga kultura dhe tradita shqiptare, thoshte Meta. Ai nga familja e tij ka kërkuar rend, rregull, punë dhe kundërshtim të çdo tendence degjeneruese. Të gjitha këto i kishte trashëguar në familjen e tij të madhe në Vranoc, e sidomos ishte kopje e babait, Musliut dhe hije e tij që e kishte ndihmuar në të gjitha situatat kur ai zihej ngusht.
Traditën e odës në Vranoc është përpjekur ta mbajë edhe në Amerikë, sidomos kur e bleu shtëpinë e vet.
Për Metën, edukata familjare ka qenë një ndër virtytet që ai e ka çmuar më së shumti dhe për të ka qenë në gjendje të sakrifikohej në çdo çast. Në rolin e pedagogut ishte i suksesshëm: nipërve dhe mbesave u mësoi vlerat e historisë kombëtare, të familjes dhe të traditës, duke ua bërë me dije se kjo rrugë është e qëndrueshme.
  



























































































   183   184   185   186   187