Page 181 - Nji jete ne mes kosoves
P. 181

178
Baran. Pas një muaji ata kthehen për Kosovë. Siç thotë Harry, përkundër vullnetit që të shihte sa më shumë bukuri të New York-ut dhe të rrethinës, dëshira e gjyshit ka qenë të kthehej në Kosovë. Edhe pse babai dhe i vëllai ishin për vizitë në Amerikë, ku me ta kishte kaluar një muaj ditë, megjithkëtë, shpirtin e tij e trazonte malli për Vranocin, ai donte të shkonte vetë atje.
Dhe kështu, pas tri vjetësh punë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Metë Bajraktari niset për vizitë në Kosovë, bashkë me të shoqen e tij, Zizen, tri vajzat dhe djalin e vogël Miftarin. Atje kishin lënë një pjesë të madhe të familjes: prindërit, vëllazërit, nipërit dhe mbesat. Kishin dëshirë t’i vizitonin dhe t’ u dërgonin ndonjë dhuratë nga ky vend i largët. Gjatë bisedës që kishte pasur në Vranoc me kusherinj dhe miq, Meta u kishte treguar për kushtet në Amerikë, duke theksuar mundësitë e mëdha që ofron ajo. Tregimi i Metës për kontinentin tejoqeonik, kishte tërhequr shumëkend. Në mesin e tyre edhe të vëllain Lulin dhe mikun e tij Rrustem Gecajn, i cili sot është partner në biznes me Harry Bajraktarin.
Meqenëse prindërit shkuan në vizitë në Kosovë- punën e babait mbeta ta kryej unë, thotë Harry që asaj kohe kishte 16 vjet. Punët e kujdestarit në ndërtesë kërkonin edhe njohje të mjeshtërisë, kur prishej diçka në apartamente. Ngase ky ende ishte i ri për ta lënë vetëm, Meta kishte porositur Qazim Emrën, mikun e tij, që t’i ndihmonte kur ta përfundonte punën si llogaritar në një hotel në Manhattan.
“Mbi një muaj e kam kryer punën e kujdestarit në ndërtesë. Isha i kujdesshëm që çdo gjë të shkojë mbarë derisa të kthehej babai. Kisha mësuar disa mjeshtëri të vogla kur ishim me banesë në Manhattan. Më ndihmonte edhe zoti Emra, i cili derisa u kthyen prindërit ka ndejtuar me mua”.
Qazim Emrën, e kam njohur edhe unë si autor i këtij libri kur erdha në gazetën “Illyria” në vitin 1991. Ishte një burrë i urtë, me një kulturë qytetare dhe një njeri që kishte vuajtur shumë. Nuk ishte martuar kurrë dhe të vetmën kënaqësi e kishte Kosovën, kujtimin ndaj saj.
-Isha ende e mërzitur dhe mendoja se kur të shkoja për vizitë në Kosovë do të më largohej kjo mërzi. Nuk e kisha parë familjen time për këtë kohë sa qëndrova në Itali dhe Amerikë. Kjo ishte hera e parë që po dilja jashtë. Ta them të vërtetën, nuk di a u qetësova apo u mërzita edhe
  



























































































   179   180   181   182   183