Page 196 - Nji jete ne mes kosoves
P. 196

193
Unë përgjithmonë do ta ndjej mungesën tënde. Do të na dhembë shpirti nga kjo mungesë, por ti do të jesh i qetë në tokën e lirë të Kosovës nënë.
***
Qazim Emra, i cili pothuaj tërë jetën e kishte kaluar jashtë atdheut, pas çlirimit të Kosovës shkoi atje për të shuar mallin që e kishte përvluar. Kjo kishte qenë e vetmja dëshirë e tij që, fatbardhësisht, iu realizua krejt në vitet e fundit të jetës së tij. Tani kur po kthehej në Kosovë, mosha e kishte lodhur shumë. Vdiq.dhe u varros me nderime në Gjakovën e tij, që aq lot derdhi për të, ndërkaq, Harry për vdekjen e zotit Emra në New York, priti ngushëllime, se e deshi dhe për të familja e tij u kujdes deri në fund.
  ____________
12 Numri i parë i gazetës ILLYRIA doli më 21 qershor, 1991 në New York, botues: Harry Bajraktari dhe Rrustem Geci.





























































































   194   195   196   197   198