Page 195 - Nji jete ne mes kosoves
P. 195

192
Para një muaj e më tepër ai më shpalosi dëshirën që të kthehej përgjithmonë në Kosovë.
-Do të kthehem, e kam vendosur. ¨Është koha të kthehem përfundimisht, më tha me një ndjenjë gëzimi. Këto ditë që më kanë mbetur do t’i kaloj në Kosovë.
-Do të shkojmë së bashku, ia ktheva dhe m’u duk se iu shumëfishua gëzimi, m’ u duk më i gëzuar se asnjëherë tjetër.
Dhe në çastin kur po i hedh këta rreshta në letër e ndjej veten të gëzuar. Më duket sikur po e përmbushi dëshirën e babait që të varrosej në vendlindje por që fatkeqësisht rrethanat e kohës në të cilën ndodhej Kosova nuk lejuan një gjë të tillë. Ne do të na shoqërojë edhe bashkëshortja ime, Gjeilanja dhe Musli Mulosmani që nuk ka qenë në Kosovë prej 34 vitesh.
E di se nuk do ta kem lehtë në Amerikë pa zotin Emra. Jemi mësuar me të për kaq kohë dhe nuk është e lehtë mungesa e tij. Daja im Rrustem Geci, që ka një respekt të veçantë për të dhe me të cilin u njoh para 25 vjetësh, më thotë se z. Emra, përveç që është njeri i mirë, me sjellje fisnike, në histori do të mbetet si burrë i qëndresës kundër atyre që kanë punuar kundër interesave kombëtare. Ndërkaq, miku i tij Musli Mulosmani më thotë se kthimi i tij në Kosovë ka kuptim të dyfishtë: do të shohë pas 34 vjetësh të afërmit e tij dhe njëkohësisht do të kthehet atje me njeriun me të cilin ka kaluar një pjesë të madhe të jetës në mërgim duke luftuar për një qëllim të përbashkët. Ata u njohen në vitin 1967. Familja Emra e Mulosmani kanë pasur miqësi në kohët edhe më të largëta në Kosovë e Shqipëri.
Para nisjes për Kosovë, se ç’ ndjej një pështjellim shpirtëror. Një gëzim që ai po kthehet në tokën që i ka shërbyer. Por edhe një mall që kam filluar ta përjetoj që tash. Ai nuk do të jetë afër nesh, nuk do ta shoh duke ecur ngadalë nëpër Arthur Avenue, nuk do ta shoh në zyret ku kam biznesin duke biseduar, i qetë për të gjitha problemet që nuk iu ndanë gjithë jetës. Dhe ajo për të cilën ai luftoi pjesërisht është realizuar: komunizmi vdiq në Shqipëri, Kosova u çlirua.
-Kur ajo do të fitojë pavarësinë e plotë, do të shkoj i lumtur në botën tjetër, më thotë zoti Emra dhe sytë i mbushën me lot e më përqafon para se të bëjë gati valixhet në këtë udhëtim që për mua ka një domethënie historike.
  


























































































   193   194   195   196   197