Page 194 - Nji jete ne mes kosoves
P. 194

  Kur themelova gazetën Illyria, më 1991, gëzimi i tij ishte i papërshkrueshëm. Ai e kuptoi se ç’vlerë kishte informimi për shqiptarët dhe të huajt që merreshin me çështjen tonë. Dhe atë ditë që hapi dyert gazeta, ai u bë parapagues i saj. Ai ishte i pari lexues i Illyria-s12 dhe për dhjetë vite nuk i ka munguar asnjë numër i gazetës.
Vdekjen e babait tim më 1998 ai e përjetoi shumë rëndë.
-Mbeta pa mikun tim më të mirë, fliste ato ditë zie z. Emra dhe nuk i zihej vendi vend e s’gjente prehje as nga fjalët ngushëlluese. Për shumë vjet ai dhe babai qenë shokë të pandashëm dhe kjo ishte e natyrshme që kjo ndarje të ndikonte te z. Emra aq sa me kalimin e ditëve ai filloi të mendonte të kthehej pranë të afërmëve të tij në Gjakovë.
191
 Pritje e ngrohtë për Qazim Emrën para prefekturës së Gjakovës, i cili u kthye në vendlindje pas 51 vitësh. Së bashku me z. Emra nga New York-u udhëtuan Harry Bajraktari dhe Musli Mulosmanaj. Pritjen e organizoi Aqif Shehu, kryetar i komunës, i cili me atë rast zotit Emra i dhuroi një mirënjohje për kontributin e tij të dhënë në çështjen kombëtare.
 





























































































   192   193   194   195   196