Page 192 - Nji jete ne mes kosoves
P. 192

  PAS 51 VITESH PËRGJITHMONË NË KOSOVË
Artikull i Harry Bajraktarit, botuar në gazetën Illyria, 25 maj 2003
Kur ky numër i gazetës do të gjendet në duart e lexuesve, unë do të jem në aeroplan diku në mes Atlantikut duke iu afruar Kosovës. Ky udhëtim nuk është si të gjithë të tjerët. Ai dallon nga disa udhëtime që kam bërë drejt Kosovës pas çlirimit të saj dhe për mua ka një domethënie të veçantë: është hera e parë që atje do të shkoj me veprimtarin e njohur në mërgim, Qazim Emrën, i cili në moshën 87 vjeçare ka vendosur që të kthehet përgjithmonë në vendlindjen e tij në Gjakovë. Toka nënë e ka thirrur dhe po i përgjegjet. Ështe një mall që prej kohësh ia ka djegur zemrën. Mezi po e pret çastin e lumtur kur do të jetë atje, ku u lind e kaloi një pjesë të jetës.
Ky njeri, i cili për shumë vjetë ka qenë si pjestarë i familjes sime, ka dëshirë që ta shoqëroj, të jem me të, atje ku do të kthehet, në atdheun për të cilin punoi gjatë gjithë jetës.
Qazim Emra në Amerikë arrin më 1950. Në vendin e ri ai do të vazhdojë aktivitetin e tij duke themeluar me bashkëmendimtarët Ballin Kombëtar në Amerikë, ku zgjedhet sekretar.
Si e njoha Qazim Emrën?
Njohjen me të e konsideroj si fat të mirë. E takova në vitin 1970 në shtëpinë e familjes Mulosmani, e cila ishte bërë strehë e qëndrimit për ne që posa kishim arritur në Amerikë. Si u takova me të? Ai erdhi një ditë të na takonte bashkë me Mehmet Ag Rashkocin, të cilin e kishte mik të mirë. Biseduam, u njohem. Koha shkoi. Pas dy vitesh, miku më i mirë i z. Emra ndërroi jetë. Para se të vdiste ai kishte lënë amanet që Qazim Emra, Metë Bajraktari (babai im) Imam Isa Hoxha e Musli
189



























































































   190   191   192   193   194