Page 191 - Nji jete ne mes kosoves
P. 191

188
Koço Muka, sekretar Halim Begeja, kurse Qazim Emra anëtar i Komitetit Qendror. Në vitin 1962, pas vdekjes së kryetarit, bëhen zgjedhjet e reja. Isuf Luzi zgjedhet kryetar, kurse Qazim Emra sekretar i përgjithshëm i kësaj organizate.
Ali Këlcyra, ishte personaliteti të cilin Qazim Emra e çmonte më së shumti. Ai jo vetëm që ishte bilbil i parlamentit, por ishte edhe trim që s’ kishte shoq. Në një rast kur takohet me Mehmet Shehun, i kërkon dyluftim.Mirëpo kur e pa këmbëngulësinë e Ali Kelcyrës ai u shporr me kokë ulur. Ndërkaq, Mithat Frashëri ishte njeri që kishte cilësi të një kolosi. Ka qenë i aftë ta udhëheqë vendin dhe ta bëjë Shqipërinë e njohur. Ishte një adhurues i madh i Kosovës. Për këto figura Qazim Emra flet me një krenari të jashtëzakonshme.
Qazim Emra që nga fëmijëria e deri sot punoi për interesa të çështjes shqiptare. Duke qenë i tillë u dogj si qiri për Kosovën dhe sot në moshën 77 vjeçare, është i gatshëm për të dhënë kontributin e tij për çlirimin e saj nga regjimi serb. Jeton me kujtim të Kosovës dhe kjo pikërisht e bën vital dhe e mban gjallë.
Illyria, 28 dhjetor 1991, Muhamet Mjeku.
  





























































































   189   190   191   192   193