Page 189 - Nji jete ne mes kosoves
P. 189

186
ardhmja do të më përplaste nëpër vende të huaja: Itali, Siri, Liban dhe, më në fund, në Amerikë.”
Qazim Emra lindi në Gjakovë më 1914. Shkollën fillore e kreu në Krumë, kurse semimaturën në shkollën ushtarake në Tiranë më 1932. Maturën në kolegjin ushtarak të Napolit, prej nga dërgohet në Akademinë Ushtarake në Modena. Nga akademia doli me gradën e nëntrogerit, e më vonë dërgohet në shkollën ushtarake në Parma. Pas mbarimit të kësaj shkolle merr gradën e togerit.
Kur fillon Lufta e Dytë Botërore dërgohet në frontin francez.
-Gjithherë jam angazhuar për Shqipërinë etnike. Pasi mora gradën e togerit, kjo çështje më preokuponte shumë më tepër, thotë Qazim Emra. Kur Shqipëria pushtohet nga Italia, formohet Partia Nacional- Kombëtare në krye të se cilës ndodheshin Fuat Dibra, Mithat Frashëri, Ali Kelcyra, Hasan Dosti dhe Nuredin Vlora. Kjo orkanizatë partiake ishte mjaft e madhe. Rreth saj qenë tubuar intelektualët e shquar të kohës për ta kundërshtuar fashizmin në Shqipëri. Në këtë Lëvizje inkuadrohet edhe zoti Emra.
Lajmin për pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste e kumtuan rodiot dhe shtypi. “Më kujtohet ishte ditë e premte dhe, së bashku me një shok, flenim në regjiment. Ky lajm më tronditi thellë dhe për një çast nuk dija se ku ndodhesha. Atë ditë nuk dola fare nga dhoma. Disa prej oficerëve italianë nuk e shikonin pushtimin me sy të mirë. Ndër ta ishte edhe një kolonel që më sillte gazetat franceze, prej të cilave informohesha për gjendjen në Shqipëri. Shkoja shpeshherë edhe në shtëpinë e këtij koloneli..”
Qazim Emra nga viti 1939 e deri në vitrin 1942 gjithnjë ishte në regjimentin e 31-të. Më vonë atë e dërguan në frontin francez. Në Itali qëndron deri më 15 maj 1942 prej ku dërgohet në regjimentin e tretë në Elbasan. Në këtë periudhë kishin filluar demonstratat kundër pushtuesit dhe në këtë kohë u formua Partia e Ballit Kombëtar. Në Elbasan zoti Emra sëmuhet dhe dërgohet në Bari të Italisë për shërim. Po sa shërohet kthehet në Ulqin, ngaqë edhe batalioni i tij u përqëndrua aty.
“Fuat Dibra që ishte nënkolonel me gradë më të lartë ndër shqiptarët na mblodhi eprorë e ushtarë dhe pas fjalimit të mbajtur, vendosëm të shkonim në afërsi të Shkodrës për të dalë më pas në
  


























































































   187   188   189   190   191