Page 188 - Nji jete ne mes kosoves
P. 188

  KOSOVA NË PËRKUJTIM TË PËRHERSHËM
Meqenëse zotin Emra, familja Bajraktari e kishte pranuar si pjesëtar të familjes së saj dhe ishte i pandashëm deri në vdekje, po e botojmë një shkrim lidhur me jetën e tij.
Në jetë secili njeri ka një qëllim dhe një ideal, një dëshirë dhe një synim. Qazim Emra i ka të gjitha këto. Për Kosovën vuajti gjatë dhe për të qenë më tragjik, vuajti larg saj. Nocioni i lirisë së Kosovës e përcolli për shtatë dekada dhe për asnjë momente nuk humbi shpresën se një ditë liria do të vinte. Për këtë ideal u mundua dhe për këtë qe i detyrauar ta braktiste Gjakovën e bukur, buzë Erenikut, ku si fëmijë i kishin mbetur shumë kujtime.
Fatet individuale shpeshherë janë të dhembshme dhe tepër prekëse. Fati i zotit Emra është i tillë. Si atdhetar, inkuadrohet në Lëvizjen e Ballit Kombëtar.
“Isha fëmijë përplot dëshira. Ëndërroja të shkoja në shkollë, të ulem para mësuesit dhe të hapja Abetarën. Ishte kohë e vështirë kur në Kosovë nuk kishte mësonjëtore në gjuhën shqipe. Ka qenë periudha në mes dy luftërave botërore. Ata të cilët shkonin në shkollë mësonin vetëm në gjuhën serbe. Edhepse kisha dëshirë të flakët për shkollë, nuk mund të pajtohesha të ndjekë mësimet në gjuhën serbe. U gjenda para dilemave të shkoj apo të rrij në shtëpi? Në mes të këtyre të dyjave, zgjodha një të tretë- vendosa të shkoj në Kolgecaj (Shqipëri), ku edhe e kisha xhaxhain dhe atje të filloja mësimet e para.
Ishte vjeshtë e vitit 1925, kur i fillova mësimet në Kolgecaj. Edhe pse nuk ishte larg Gjakovës më zinte malli. Kurrë nuk kisha menduar se e
185




























































































   186   187   188   189   190