Page 190 - Nji jete ne mes kosoves
P. 190

187
Malësinë e Veriut, në mënyrë që të ishim sa më afër Kosovës. Gjatë depërtimit drejt Malësisë, aeroplanët italianë na bombarduan, por pa pasoja. Të gjithë ishim shqiptarë nga viset e ndryshme të Shqipërisë etnike.”
Ky batalion komandohej nga majori Dilaver Dino dhe kapiteni Qazim Emra, ku zhvilloi disa beteja të rrepta kundër ushtrisë italiane. Bashkë me një pjesë të ushtrisë vepruan edhe vullnetarët e prirë nga Jup Kazazi, Xhelal dhe Enver Bushati, Shaqir Meta. Pas dëbimit të fashizmit zhvillohen procese tjera politike.
“Në Shkodër ishim 11 oficerë. Ishte edhe Dilaver Dino. Kërkuam të gjithë që të shkonim në Kosovë dhe t’u ndihmonim forcave shqiptare atje kundër pushtimt serb. Edhe unë shfaqa dëshirën të shkoja, por mua më dërguan në rajonin jugor të Shqipërisë. Mora pjesë në luftën e Pezës në cilësinë e komandantit të regjimentit të tretë të Organizatës së Ballit Kombëtar”.
Në mars të vitit 1943 gjatë një përleshje me komunistët, zoti Emra plagoset në krah. Dërgohet në spitalin e Tiranës. Aty takohet me Mithat Bej Frashërin, ku e informon për rrjedhat e luftës, sidomos për betejën në Rreze. Kur shërohet inkuadrohet sërish në luftë kundër komunistëve në viset e Shqipërisë së Jugut.
Me të përfunduar të luftës qemë të detyruar të largohemi nga Shqipëria.
Më 17 nëntor të vitit 1947, Qazim Emra me 14 anëtarë të Ballit Kombëtar u internuan në Frascfeti të Italisë. Qeveria italiane nga Shqipëria kërkonte ushtarët e vet, kurse Enver Hoxha në këmbim kërkonte Qazim Emrën dhe katërmbëdhjetë të tjerë. Fati ishte tjetër.” Ne kishim frikë se do të na kthenin në Shqipëri. Më 28 prill në Itali u bënë zgjedhjet dhe me shumicë votash fituan demokratët. Degasperi formoi qeverinë dhe në këtë mënyrë u prish marrëveshja për këmbimin e robërve të luftës. Pasi i shpëtova regjimit të Enver Hoxhës, me anije nga Napoli shkova në Bejrut e pastaj në Siri. Aty qëndrova deri në tetor të vitit 1949.
Nga Siria, Qazim Emra shkon në New York. Derisa ishin në Itali Balli kombëtar u shndërrua në Parti Demokratike. Pas vdekjes së Mithat Frashërit, në Bognoli u rikrijua organzata e Ballit Kombëtar. Kryetar nderi u zgjodh Nuredin Vlora, ndërsa kryetar Ali Kelcyra, nënkryetar
  


























































































   188   189   190   191   192