Page 193 - Nji jete ne mes kosoves
P. 193

190
Mulosmani ta përcillnin për në varr. Dëshira e tij ishte të varrosej në vendlindje, në Rashkoc të Gjakovës, por meqenëse Jugosllavia nuk lejoi, ai u varros në New York. Djali i tij arriti disa orë para varrosjes. Në shtëpinë tonë hapëm vizita ngushëllimi për këtë njëri që kishte respekt të madh nga ata që e njihnin.
Pas vdekjes së Mehmet Agë Rashkocit, Qazim Emra mbeti pa mikun e tij më të ngushtë. Ai vazhdoi të kalonte kohën në shoqëri me babain tim. Kjo miqësi u thellua dita ditës sa ai u bë si pjesëtar i familjes sonë. Më 1975 u vendos në një banesë krejt afër nesh në Manhattan dhe nuk kalonte ditë që të mos vinte për vizitë në familjen tonë.
Më 1978, z. Emra vizitoi Kosovën. Pas shumë vitesh ai u takua me xhaxhallarët, kusherinjtë, u çmall me të afërmit. Pas qëndrimit dy muajsh në vendlindje, u kthye sërish në Amerikë. Një vit më vonë ai shkoi parapë në vendlindje me mendimin për të mos u kthyer në kontinentin e ri. Dy vjet më vonë plasën demonstratat e Kosovës. Rinia studentore kërkonte liri për Kosovën dhe kjo lëvizje u shua me tanke, plumba e gjak. Po atë vit organet e sigurimit, e thërrasin z. Emra në një bisedë dhe pasi e pyesin se sa kohë do të qëndronte në Kosovë, i thonë që “është koha që të shkoni në Amerikë”. Kërcnimi ishte i qartë: ose ik, ose do të fusim në burg.
Qazim Emra detyrohet të kthehet sërish në New York. U vendos në Brrooklyn dhe miqësia jonë me të vazhdoi. Në gëzime dhe hidhërime, gjithmonë ishim bashkë. Me kalimin e kohës, ne vazhduam ta çmonim atë si një gjysh familjar. Më 1989, ai u shpërngul nga Brookyn-i dhe erdhi në ndërtesën tonë në Bronx, disa hapa larg zyrës sonë. Qëllimi për të ardhur në Bronx ishte për të qenë sa më afër nesh. Ai ishte njeri i vetëm, nuk kishte krijuar familje, prandaj familja ime dhe ajo e dajës tim Rrustem Gecajt duhej t’ i rrinim pranë. Ka 20 vjet që ai nuk kalon ditë që të mos kthejë në zyrën tonë. Po kaq kohë ai vazhdon të na tregojë preokupimin për shqiptarët si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Po të mungonte një ditë, atëherë të gjithë punëtorët do të pyesnin: ç’u bë me z. Emra?
Nuk kalonte ditë që të mos vinte në zyrën time, bashkë me babain tim e të më lutej: bën më shumë për Kosovën. Kosova kërkon ndihmën tënde. Vepro, të lutem...
  




























































































   191   192   193   194   195