Page 202 - Nji jete ne mes kosoves
P. 202

199
  FILLET E BIZNESIT
Në kërkim të kushteve më të mira dhe të zënies së ndonjë pune më produktive, Metë Bajraktari ndërron vendbanimin nga Queens-i dhe përsëri kthehet në Manhattan por në një vend tjetër, gjithashtu si kujdestar ndërtese. Ai vendoset në një godinë e cila kishte 70 banesa në 415 East, 80 street. Këtu paga ishte më e madhe, por banesa më e keqe. Puna si kujdestar ndërtesash ka qenë punë shumë e preferuar ngaqë nuk paguhej qira për banesë, gas dhe elektrik, kurse në anën tjetër të hollat që mirreshin mund të ruheshin apo të përdoreshin për çështje të tjera. Kjo formë e punës për vite me radhë e ndihmoi familjen Bajraktari që të përparonte prej ditës në ditë ekonomikisht. Këtë punë e adhuronte shumë Meta. Krahas kësaj, ai ka marrë edhe punë të tjera. “Unë me motrat e mia i kemi ndihmuar babait në secilin vend ku ai punonte, në pastrimin e shkallëve, korridorit në heqjen e mbeturinave dhe në heqjen e borës para ndërtesës gjatë dimrit. Me fjalë të tjera ne kemi qenë hija e tij. Në këtë mënyrë krijuam një vetëdije ndaj punës. Kështu, herë në shkollë e herë në punë, u rritëm dhe u formuam” thotë Harry.
Një edukim i fëmijëve në këtë formë, kësaj familje do t’ i shpërblehet. Sot Harry Bajraktari, është i njohur në të gjitha viset shqiptare si biznesmen shumë i suksesshëm në Amerikë dhe në Kosovë dhe si shqiptar që ka ndihmuar e po e ndihmon çështjen e Kosovës.
Nuk është as e re dhe as e vjetër të thuash se jeta ndërtohet me punë. Këtë koncept filozofik e praktik e ndoqi familja Bajraktari e ardhur nga Vranoci i Lugut të Baranit. Ka pasur përplasje, vështirësi dhe probleme të ndryshme. Të gjitha këto janë tejkaluar me vullnet dhe përkushtim për të ardhshmen. Kjo familje ka ndjekur udhën e shumë familjeve të tjera shqiptare: q e n d r e s ë n. Edhe hyrjen në biznes e bën me guxim. Çdo përparim i saj nuk ka qenë i rastit, por i mbështetur në punë dhe planifikim, në organizim, invencion dhe sistemim.
Në vitin 1976, Osman Osmani, të cilin Meta e njihte edhe më parë i





























































































   200   201   202   203   204