Page 203 - Nji jete ne mes kosoves
P. 203

200
propozon një vend pune në White Plains. Ai mendonte se aty do të realizonte të ardhura më të mira. Pasi Meta kishte biseduar me të shoqen, Zizen dhe djalin, Harry-n shprehen pajtueshmëri që të merrnin atë vend pune, ndonëse për Zizen ishte shumë më vështirë të udhëtohej në Wall Street. Nga Manhattani, transferohen me banim në vendin e ri. Me bukuritë natyrore që ka White Plains-i, bëhet tërheqës për familjen Bajraktari. Këtu krahas zhurmës në Manhattan ishte shumë më qetë. White Plase shtrihet në një territor kodrinor të mveshur me drunj të shumtë e të ndryshëm. Pranvera këtu është shumë fuqishme, kurse vjeshta shndërrohet në një kolorit gjethesh që kësaj pjese të New York- ut ijapin pamje fantastike që as imagjinata e piktorit s’mund ta kapë
dotN. ë këtë kohë, në White Plains, kishte fare pak shqiptarë. Mund të ishin në dy-tre. Tash aty ka mjaft me banim dhe biznese. Nga ky vend vëllezërit Famiglia Pizzeria menaxhojnë biznesin që kanë nëpër Amererikë, të cilët Meta dhe Harry i kishin njohur në Atina të Italisë.
Përkundër përparësive që kishte White Plains, problemi i udhëtimit të Zizes deri te vendi i punës në Wall Street, ishte i dukshëm. Ajo duhej të merrte autobusin dhe trenin. Ky problem bëhej më i ndjeshëm, sepse duhej kthyer natën vonë në banesë. Kjo çështje e preokuponte Metën dhe Harry-n. Natyrisht se Ziza u dhimbsej, prandaj Meta filloi të mendonte për një zgjidhje tjetër. Në këtë mënyrë, pas një viti, ai e bleu një ndërtesë, siç i thonë shqiptarët këtu në Amerikë, një “building” në Bronx. Ky ka qenë janari i vitit 1977. Ndërtesa ka pasur 60 banesa dhe ndodhej në 2834 Heath Avenue në Bronx. Bajraktari kishte dhënë 35 mijë dollarë dhe shumën tjetër të mbetjes e paguante në formë kredie. Nga White Plains u vendosën në ndërtesën e tyre. Tash familja Bajraktari po hynte në një fazë tjetër të jetës. Ky ishte fillimi i biznesit të tyre. Harry ende ishte i ri, kurse Meta kishte preokupime edhe për Vranocin, atje e mendonte jetën. Në ndërtesë ata kryenin të gjitha punët vetë. Tani ishin zotërues të objektit dhe të gjithë të angazhuar rreth tij.
“Qysh në vitin 1974-1975 kemi pasur ide për të blerë një ndërtesë, sepse leverdia ishte e e dyfishtë. Në vend se të punosh për dikend, punon për vete. Ta them të vërtetën në atë kohë ishte pak vështirë, sepse nuk gjendeshin lehtë ndërtesat për blerje. Ne nuk kishim shumë lidhje për të bërë një pazar të tillë. Në anën tjetër kemi pasur edhe hamendje
  





























































































   201   202   203   204   205