Page 204 - Nji jete ne mes kosoves
P. 204

201
sepse ndiqnim idenë e vjetër, të bëjmë pak para dhe të ktheheshim në Kosovë për të ndërtuar ardhmërinë. Kështu që deri në fillim të vitit 1977 nuk arritëm të blenim ndërtesën dhe të bëheshim pronarë të saj”, përshkruan këtë rast, Harry, i cili, edhpse në moshën 20 vjeçare, kishte kuptuar fare mirë çështjen e planifikimit të biznesit. Mandej, Harry thotë:” Në këtë kohë punoja te Barry Levites, një biznesmen shumë i suksesshëm që zyret i kishte të vendosura në Bronx, 341 East 149 street. Nga ai blemë edhe ndërtesën. Aty punoja në Real Estate - në sektorin e shit-blerjes së banesave. Prej tij mësova të gjitha format e mundëshme të këtij profesioni dhe jam munduar që gjatë tërë kësaj kohe ta ndjek atë. Ai për mua ka qenë mentor i biznesit e është edhe tash. E takoj ndonjëherë edhe sot, ndërsa bisedat tona kanë të bëjnë me biznes.
Puna shkonte mirë me ndërtesën, të gjithë punonin dhe kujdeseshin për mirëvajtjen e saj. Këtë biznes ata e dinin mirë nga puna që kishin bërë si kujdestarë ndërtesash, njëhherë në Manhattan e pastaj në Queens, White Plains etj.
Meta, i cili gjithnjë ishte i preokupuar me çështjen e kthimit në Kosovë, udhëtonte më shpesh, kurse ndërtesa kërkonte mbikëqyrje të vazhdueshme. Ai e ndjente veten pak të lodhur dhe pas 14 muajsh vendosi ta shiste. E shihte se Harry ishte shumë i interesuar dhe aktiv për këtë lloj biznesi, një shumë parash nga shitja e ndërtesës vendosi t’ ua jipte atij dhe Rrustem Gecajt, që të fillonin punën në Real Estate. Ndërsa, paratë e tjera i ndali për nevojat që i duheshin për familje dhe për të bërë diçka që i dukej më e leverdishme.
Duke qenë gjithnjë këmbëngulës për të krijuar kushte për kthim në Kosovë, me një pjesë të të hollave që kishte shitur ndërtesën, në Pejë bleu një shtëpi. Pas blerjes së kësaj shtëpie atë edhe më shumë e kishte joshur kthimi. Ishin këto preokupime dhe përpjekje për të marrë një qëndrim të prerë rreth kësaj çështje. Ai për çdo vit filloi të shkonte për vizitë në Kosovë. Merrte edhe të shoqen, Zizen dhe vajzat. Atje rrinte me muaj. Pra, nga viti 1978 një pjesë të kohës e kalonte në Kosovë. Meta karshi vizitave atje, në Amerikë vazhdoi të punojë deri në fillim të vitit 1983.
Aq sa Meta kishte dëshirë të kthehej, po aq dëshirë kishte Harry të fillonte biznesin në Amerikë. Secili orientim kishte arsyet e veta: Meta kishte kaluar një pjesë të madhe të jetës në Kosovë, ishte mësuar me
  




























































































   202   203   204   205   206