Page 206 - Nji jete ne mes kosoves
P. 206

203
“Ne fëmijët ishim në Llukë, te dajallarët kur erdhi nëna nga Rashkoci dhe na bëri të njohur fejesën e Harry-t. U gëzuam të gjithë. Pas kësaj shkuam në Vranoc dhe organizuam një gazmend të vogël. Babai ftoi kushërinjtë, miqtë dhe disa shokë.
Mejremja, gjyshja ime, ishte e sëmurë. Edhe përkundër lodhjes nga sëmundja, u gëzua shumë për fejesën e Harry-t. Vetëm pak kohë pasi u kthyem në New York, ajo kishte vdekur. Ky lajm na mërziti por, megjithatë, kishim një satisfakcion, se patëm rast ta vizitonim vetëm pak muaj para se të ndërronte jetë”, thotë Nurije Bajraktari- Osmani. “Gjatë vizitës së parë në Kosovë takova Hidajete Krasniqin, një shoqe timen nga shkolla fillore e Baranit, me të cilën kalova disa çaste të lumtura. Në ndarje më kapi një mallëngjim se e dija që për pak ditë duhej të kthehesha në New York. Thashë me veti sa të çuditshme janë fatet e njerëzve, këta këtu e unë në anën tjetër të botës. Me Hidajeten jam takuar edhe në një vizitët tjetër që ia kam bërë Vranocit”
Tri vjet më vonë Harry martohet me Gjejlanen dhe, natyrisht, fillon një ritëm tjetër i jetës. Familja Bajraktari nga Vranoci ka pasur edhe më herët lidhje me familjen Aga të Rashkocit. Kjo lidhje u përtëri me martesën e dy të rinjve.
Në këtë kohë në Amerikë, siç thotë Harry, vjen prapë gjyshi, Musliu, i cili për dallim nga hera e parë qëndroi shtatë muaj. Për vizitë erdhën edhe Agë Rashkoci, vëllai i Mehmet Agës me babain e Gjejlanes, Ali Agën, (1978). Aga e kishte këtu djalin e motrës Shaqë Krasniqin, i cili në Amerikë kishte hyrë 8 muaj para familjes Bajraktari. Më pas ky i fundit i sjell edhe vëllezërit Isanë dhe Nazmiun. Pra, edhe Gjejlanja këtu kishte të afërmit e saj. Sa më shumë të afërm që vinin nga Kosova, aq më lehtë përballoheshin vrragët e kurbetit që nganjëherë dijnë të jenë shumë të vrazhda.
  





























































































   204   205   206   207   208