Page 208 - Nji jete ne mes kosoves
P. 208

205
e fëmijëve në apartamente ishte e zorshme. Në këtë mënyrë, në vitin 1983 në Yonkers - Riverdale blejnë një shtëpi. Kjo ishte një ndërtesë e vjetër, të cilën ambasada kineze e kishte përdorur për diplomatët e saj. Meqenëse ishte e vjetër, së pari ajo duhej renovuar. Ndreqja bëri rreth 50 mijë dollarë, por shtëpia pas riparimit u bë sikur të ishte e re. Gjëja më e rëndësishme ka qenë se ajo kishte një oborr të mirë dhe shumë të përdorshëm. Një pjesë e oborrit shfrytëzohej për kopsht. Meta, kishte merak të punonte në të dhe aty gjente një qetësi më të madhe krahasuar me jetën nëpër apartamente. Shtëpia ndodhej në njërin prej vendeve më të bukura në atë pjesë të New York-ut, ku në afërsi ndodhej edhe Van Cortland Park, njëri prej parqeve më të mëdha në atë pjesë të qytetit.
Shtëpia e re krijoi ambient të mrekullueshëm për pritje të miqve dhe shokëve, ku Meta ishte shumë i lidhur me ta.
  































































































   206   207   208   209   210