Page 207 - Nji jete ne mes kosoves
P. 207

204
  ZYRA E PARË E BIZNESIT
“Në fillim të viteve të 80-ta vendosa të hap një zyrë për Real Estate. Te Barry Levites kisha bërë një përvojë dhe kisha mësuar shumë gjëra që duheshin për këtë profesion. Kisha besim të madh në vetveten. Ia fillova punës në qershor të vitit 1980. Fatkeqësisht, në këtë periudhë ekonomia në Amerikë ishte në pozitë jo të lakmueshme dhe, kështu, s’ ishim në gjendje për t’i përballuar të gjitha shpenzimet e nevojshme, sepse ndërtesa me dyqane dhe apartamente, nuk mund ta mbulonte vetveten. Ishte kohë jo e volitshme. Orenditë dhe gjërat e tjera që i duheshin një zyre, na i dha Qel Delia nga Babai i Bokës të komunës së Deçanit, i cili punonte si mjeshtër (Handyman) në 230 Park Avenue, Manhattan”.
Pikërisht pas 27 vjetësh Harry dhe Rrustem Gecaj, në të njëjtën
ndërtesë, ku kishin marrë mobiljet e hudhura për zyre, patën një takim me ekspertë dhe avokatë për çështje të biznesit. Katër orë, sa zgjatën këto konsultime, Harry me Rrustemin paguan rreth 15 mijë dollarë. Ndërkaq, 27 vjet më parë, në të njëjtën ndërtesë, nga e cila kishin marrë orenditë e hudhura për zyrën e tyre të parë, Harry biznesmenëve dhe avokatëve amerikanë, u tregon historinë e fillimit të punës, duke theksuar koincidencën që pas 27 vjetësh u ndodhen përsëri në të njëtën ndërtesë, por tash në një pozitë krejt tjetër”.
Kur e mendoj këtë nga kjo distancë kohore më duket se ka ndodhur dje, por kur ndalem në punën konkrete, më duket se kjo i përket një kohe të largët.”, thot Harry.
Kështu janë fatet. Siç kemi theksuar edhe më parë, Harry fatin e tij e ka mbështetur në punë krijuese. Invencioni për të hulumtuar format e reja në biznes, s’mungoi kurrë. Ky hulumtim dhe kjo punë i ka sjellë lumturi dhe perspektivë.
Meta me kënaqësi shikonte përparimin e të birit në biznes. Ai tash ishte më i qetë. Kishte dëshirë të takohej me bashkatdhetarë dhe kështu të kalonte kohën duke biseduar për Kosovën. Vitet e 80-ta për familjen Bajraktari kanë qenë të rëndësishme. Në këtë kohë ata bëjnë planin për blerjen e një shtëpie familjare. Kjo ishte e nevojshme për shkak se rritja



























































































   205   206   207   208   209