Page 205 - Nji jete ne mes kosoves
P. 205

202
traditën, zakonet, me vendin e lindjes, me njerëzit dhe me peisazhin e bukur dukagjinas. Për te Kosova- ishte gjithçka, përkundër faktit që Amerika krijonte kushte dhe standarde të tjera jetësore. Në anën tjetër, Harry i cili këtu kishte ardhur në moshë të fëmijërisë dhe, për shtatë vjet, kishte përvetësuar jetën amerikane, ishte e natyrshme të kishte synime të tjera, si të shfrytëzonte mundësinë që i ofronte ky vend për të përparuar ekonomikisht. Meta nga natyra ishte i zhdervjelltë dhe synimin e djalit të tij e shikonte me një simpati të veçantë. Mu edhe për këtë kishte ndarë një shumë të hollash për këtë qëllim.
Ndërtesën e parë Harry me dajën e tij, Rrustem Gecajn e blenë në rrugën 178, Broadway në Manhattan (1978). Meqenëse më pas çmimi i ndërtesave ishte rritur, ata pas gjashtë muajsh e shitën dyfish më shtrenjtë sesa e kishin blerë. Me ato para Harry me Rrustemin blenë ndërtesën tjetër, e cila ndodhej 229 East Kingsbridge road. Kjo godinë kishte 55 apartamente dhe pesë lokale (dyqane) për biznes. Një vit më vonë në njërin prej këtyre lokaleve hapën një piceri, të cilën e udhëheqte Rrustem Gecaj. Kështu këta dy, nip e dajë, filluan të zotërojnë fillet e biznesit të tyre. Puna shkonte mbarë dhe prej viti në vit bëhej përparim i dukshëm në ngritjen e ekonomisë.
SI LINDI MIQËSIA NË MES FAMILJES BAJRAKTARI DHE RASHKOCI?
Kur vdiq Mehmet Aga, djali i tij Jaha erdhi në Amerikë. Ai ishte mysafir për një muaj në familjen Bajraktari. Ky i kishte thënë Metës se familja e tij ka shprehur dëshirë të miqësohej në shenjë respekti për kujdesin që kishte treguar ndaj Mehmet Agës, si atëherë kur ishte gjallë, ashtu edhe në kryerjen e ceremonisë së varrimit dhe në pritjen e ngushëllimeve.
Meta kur kthehet në Vranoc, pas këtyre fjalëve të Jahës, e vizitoi familjen Aga të Rashkocit dhe me atë rast zhvilloi një bisedë rreth miqësisë së ardhshme. Në Rashkoc kanë shkuar edhe Ziza me Musliun. Aty siç thotë Nuria kanë bujtur tri net. Në këtë kohë e kanë fejuar Harry- n me Gjejlanen.
  




























































































   203   204   205   206   207