Page 212 - Nji jete ne mes kosoves
P. 212

209
  NDËRTIMI I SHTËPISË NË VRANOC KISHTE DOMETHËNIEN E QËNDRESËS
Meta dhe Harry në New York, Westchester, blenë një shtëpi tjetër. Në të njëjtën kohë dy shtëpi, njëra në Vranoc, tjetra në Amerikë.
Pas vitit 1981 Meta vendosi ta lëshonte punën. Ndërsa tri vjet më vonë e lut edhe të shoqen e tij, Zizen ta bëjë të njëtën gjë. Arsyeja ka qenë se biznesi që kishte filluar Harry shkonte në ngritje. Ai dëshironte që me të shoqen të kalonin kohë më shumë në Kosovë sesa në Amerike. Kjo ishte arsyeja që e braktisën punën. Tani ata kalonin nga 5-6 muaj në Kosovë.
- Derisa im at me nënën ndodheshin në Kosovë, vendosa që edhe unë të shkoj për një vizitë atje. Ka qenë viti 1985. Nuk kisha qenë asnjëherë prej kur e pata lëshuarVranocin. Kishin kaluar rreth 16-17 vjet. Kishin dalë të më presin gjyshi, Musliu, Beqiri, Qerimi e shumë të tjerë. Atje qëndrova dy javë. Shumëçka kishte ndryshuar. Shumë kend nuk e njihja, shumë kush nuk më njihte. Më dukej se edhe natyra e Vranocit kishte ndryshuar. Në fshat ishin ndërtuar shtëpi të reja dhe kishin dalë disa brezni të shkolluara. Përkundër faktit se aty kisha kaluar fëmijërinë dhe si fëmijë kisha shkuar në Amerikë, vetja më dukej se jam në një botë tjetër. Kur dola të sodis nëpër fshat, shumëçka e fëmijërisë më përsëritej. E tërë kjo më preku, kisha një mall. E kaluara, thonë, ka nostalgji. Takova disa nga kusherinjtë dhe shokët e moshës sime. Thashë sa e çuditshme është jeta bashkë me preokupime. Unë kisha biznesin në Amerikë, dikush tjetër synonte diçka tjetër, përkujton Harry vizitën e parë në Kosovë.
Ndërsa ishte në Kosovë, e lut babain që shtëpinë që e kishin në Pejë ta shisnin dhe në vend të saj të ndërtonin një të re në Vranoc. “Blemë një truall prej 40 ari dhe derisa isha atje i hapëm themelet e saj. Aty mbetën





























































































   210   211   212   213   214