Page 213 - Nji jete ne mes kosoves
P. 213

210
prindërit që të vzhdonin ndërtimin”. Harry thotë se e kishte ndjerë veten shumë të disponuar kur kishte vërejtur se babai i tij ishte gëzuar së tepërmi për nismën e shtëpisë së re në Vranoc, në mesin e vëllezërve, kushërinjve, aty ku kishte përjetuar gëzime e vuajtje, në vendlindjen e tij, ku edhe nata ka bukurinë e saj.
Në truallin e blerë në Vranoc, ata njëherë ndërtuan një shtëpi të vogël me tri dhoma, një kuzhinë dhe një banjo. Më pas, në të njëtin truall filluan ndërtimin e shtëpisë tjetër, shumë të madhe Ky ishte një projekt grandioz dhe i vetëm për atë anë. Një shtëpi, ku mund të shërbente edhe për shumë veta. Ndërtimi i saj zgjati tri vjet. Natyrisht se përfundimi i një projekti të tillë kërkonte kohë dhe investime. Duheshin mjeshtër të specializuar për kryerjen e këtij projekti. Ata nuk gjendeshin shumë lehtë. Kërkoheshin angazhime dhe Meta nuk ishte gjithnjë në Vranoc. Ai kalonte një pjesë të kohës edhe në Amerikë. Në vitin 1988 shtëpisë në Vranoc i qitet kulmi, por kishin mbetur edhe punë të tjera të pa përfunduara.
Në këtë vit, si asnjëherë më parë, ishte intensifikuar represioni i politikës serbe në Kosovë. Ashiqare shiheshin pretendimet serbe për ndjekjen e shqiptarëve nga trojet e tyre dhe sjelljen e kolonëve nga Bosnja dhe Kroacia. Në këtë ekspanzion të politikës nacionaliste serbe, Metë Bajraktari ngrit shtëpinë dhe kjo kishte domethënien e një qendrese të shqiptarëve në trojet e tyre, pa marrë parasysh rrrethanat dhe pasojat që mund të vinin nga Beogradi. Ndërtimi i saj të përkujton historinë e qendresës. Situata ishte e luhatshme ndërsa Bajraktari dëshironte ta përfundonte sa më shpejt me të gjitha sendet shtëpinë e tij të madhe.
-Ka pasur një frikë, thotë Harry për babain e tij. E përcillte një ndjenjë e pasigurisë. Po në këtë vit na u drejtua të gjithëve : Kam një kërkesë që të tubohemi deri me një në Vranoc dhe aty të bëjmë një gazmend të madh. Nuk dihet se çfarë do të jetë e nesërmja. Kjo është dëshira ime”.
Atëherë edhe Musliu, babai i tij ishte gjallë.
Për t’ia plotësuar dëshirën babait për gazmend në Kosovë shkuan: Harry me fëmijë dhe të shoqen, Gjejlanen, tri motrat, Nurija, Litafetja, Hatemja dhe dhëndërri, Hasan Osmani. Në New York mbetet vetëm djali i vogël i Metës, Miftari.
Në muajn gusht në shtëpinë e re në Vranoc, e cila ende s’ishte
  


























































































   211   212   213   214   215