Page 214 - Nji jete ne mes kosoves
P. 214

211
përfunduar, organizohet një gazmend shumë i madh. Në këtë gazmend, jo të zakonshëm, morën pjesë rreth 300 veta, të afërm, miq, shokë e dashamirë. U theren dy qe. Për të qenë kjo festë familjare sa më solemne, u morën edhe këngëtarë të njohur të folklorit në Dukagjin dhe këngtarë të këngëve popullore. Ky manifestim familijar zgjati plot dy ditë. Ishte një gjë madhështore dhe shumë e pëlqyeshme. Familja Bajraktari, e cila jetonte në Amerikë, këtu pat rastin të takonte shumë njerëz, të njohur dhe të panjohur që kishin ardhur nga të gjitha anët e Kosovës. Ishte shumë i gëzuar edhe babai i Metës, Musliu, sepse po e shihte tërë famijlen të bashkuar. Disa nuk i kishte parë moti e disa po i shihte për herë të parë. Ai kishte një moshë, prandaj atmosfera e tillë e bënte të lumtur. Parandjenja se mund të vinin ditë të tjera shqetësuese, doli e saktë.
Shtëpia e Metë Bajraktarit në Vranoc.
    































































































   212   213   214   215   216