Page 216 - Nji jete ne mes kosoves
P. 216

213
Oborri ishte i mëveshur me druj të lartë të lloj-llojshëm, ndërsa shtëpia ndodhej në një vend të ngritur, ku rrezet e diellit depërtonin gjatë tërë ditës. Pasditja ishte shumë atraktive, sidomos për ata që dëshironin të pushonin kur ktheheshin nga puna. Në oborr ka qenë i vendosur edhe bazeni.
Metë Bajraktari me nipërit Ganiun, Florimin dhe Naimin, New York 1984.
Kjo shtëpi ku familja Bajraktari u vendos në shkurt të vitit 1988- koincidon me shtëpinë e re në Vranoc. Pra, në të njëtën kohë dy shtëpi, njëra në vendlindje, tjetra në Amerikë.
Shtëpia në Armonk, siç do të lexoni më vonë, do të jetë një kuvend ku shumë liderë të Kosovës në vitet e 90-ta do të kalojnë ditë dhe javë. Aty janë bërë shumë bisedime e plane për Kosovën.
Në këtë shtëpi deri më 1995, ka jetuar e tërë familja Bajraktari. Po në këtë vit kjo familje bleu edhe një shtëpi tjetër në Yonkers, në të cilën do të jetojë Meta dhe Ziza bashkë me djalin e vogël, Miftarin dhe me renë e tyre Ylfeten. Tash, kur ky libër po mbyllet, Miftari ka blerë një shtëpi tjetër në Banksville, ku jeton sot.
***
    



























































































   214   215   216   217   218