Page 217 - Nji jete ne mes kosoves
P. 217

214
Në nëntorin e vitit 1988 nga Kosova, ku kishte qëndruar një kohë për shkak të rregullimit të shtëpisë në Vranoc, Meta po kthehej në Amerikë. Kishte parë se gjendja politike në Kosovë po bëhej keq e më keq. Policia serbe ushtronte një represion të vazhdueshëm mbi shqiptarë dhe më s’ ndjente siguri. Siç tregon Harry, babai i tij, pas kthimit ka qenë shumë i shqetësuar. Në këtë kohë pinte më shumë duhan dhe nga mërzia filloi të shkonte më shpesh në xhami. Në shoqëri të përhershme ishte me Haxhi Bajram- Thaçin. Me të shkonin dhe vinin nga xhumaja, ku luteshin në një xhami shqiptare në Brooklyn. Me këtë rast, dëshiroj të theksoj se me Haxhi Bajramin-Thaçin, Meta kishte qenë së bashku në Luftën e Drenicës, ku i lidhnin shumë ngjarje dhe situata në të kaluarën. Ata, edhepse jetonin në Amerikë, me mendje dhe shpirt, ishin në Kosovë.
Në kontaktet që kishte pasur me imamin e xhamisë, Isa Hoxhën, kishin biseduar edhe për mundësinë e shkuarjes në haxhillëk-Qabe, vend i shenjtë ku luten njerëzit e besimit islam. Kjo ishte bërë temë e shpeshtë e bisedave në mes disa shqiptarëve që shkonin për çdo të premte në xhaminë e Brooklynit. Në vitin 1989, katërmbëdhjetë veta nga komuniteti shqiptar të besimit mysliman ranë në dakord që të shkonin në haxhillëk. Në fund të qershorit po të atij viti, në krye me imam Isa Hoxhën, arrijnë në Mekë dhe Medinë, në këto dy vende të shenjta të Arabisë Saudite.
Meta, derisa ishte në Vranoc qe dhënë shumë pas ndërtimit të shtëpisë, të cilën nuk e kishte përfunduar tërësisht, ndërsa me kthimin e tij në New York, sikur qe ndarë pak a shumë nga ai preokupim. Derisa ky ishte në Qabe dhe bënte ritet fetare që i kërkonin rregullat e shenjta, në Vranoc vdes i ati i tij në moshën 79 vjeçare, Musli Bajraktari, të cilit Meta i kishte ndejtur aq afër.
Siç thekson Harry, gjyshi Musliu, i ka thënë Metës, kur është përshëndetur pak muaj pas mbajtjes së gazmendit me rastin e shtëpisë së re në Vranoc: ”Nuk dëshiroj të vdes pa u përshëndetur. Ti je fëmija im i parë dhe ditët më të vështira i kemi kaluar bashkë“. Fjalët e babait të
  BAJRAKTARI I FUNDIT QË PO LARGOHEJ NGA SKENA





























































































   215   216   217   218   219