Page 219 - Nji jete ne mes kosoves
P. 219

216
haxhillëk, sepse teksa ishte kthyer nga ajo rrugë. Pas pritjes së ngushëllimeve, ai shkoi në Kosovë. Ishte mërzitur shumë sepse sa herë që shkonte, babai i dilte përpara. Kësaj radhe nuk ishte ashtu...
Në një përkujtim, me rastin e pesë vjetorit të vdekjes së Musli Bajraktarit, djemtë e tij Meta, Beqiri, Qerimi, Luli dhe nipi i tij Harry shkruajnë në gazetën Illyria: Qysh i ri, para Luftës së Parë Botërore përjetoi terrorin serb, të njohur në histori si përpjekje për çkombëtarizimin dhe ndërrimin e fesë së shqiptarëve. Në këtë qëndresë të shqiptarëve kundër asimilimit u vranë edhe pjesëtarë të familjes Bajraktari. Musliu përjetoi edhe masakrën në votimet e përgjakshme në Baran, më 21 shkurt 1937 me ç’rast u pushkatuan nga terroristët serbo- malazeze 6 veta dhe 30 të tjerë u plagosën. Ka qenë pjesëmarrës i luftës në Grykën e Rugovës kundër forcave pushtuese serbe. Pas Luftës së Dytë Botërore, familja Bajraktari ishte në shenjestër të pushtetit jugosllav për një kohë të gjatë.
Musliu ka qenë i angazhuar edhe në pajtimin e gjaqeve të familjeve të hasmuara shqiptare. Ka pasur një dashuri të posaçme ndaj fëmijëve dhe ishte tepër bujar. Bujarinë e ka treguar në çdo rast kur ka pasur mundësi.
   Gjatë një vizite në Kosovë, te liqeni i Radoniqit: Metë Bajraktari me nipin e tij, Ganiun (ngryk), babain, Musliun, vëllain Beqirin me bashkëshorten, Mirushën dhe djali i tyre Arianiti, 1979.
 





























































































   217   218   219   220   221