Page 218 - Nji jete ne mes kosoves
P. 218

215
tij, Meta ia kishte treguar Harry-t edhe familjes kur kishte arritur në New York. Prandaj, këto fjalë ai i konsideronte si obligim ndaj prindërit dhe gjithnjë rrinte i gatshëm që posa të marrë ndonjë lajm për shëndetin e tij, meqë e kishte lënë të rraskapitur atë ditë kur ishte ndarë prej tij, të kthehej në Vranoc dhe t’ i gjendej afër. Mirëpo, gjërat shkojnë udhës së tyre, pavarësisht parashikimeve. Kështu ndodhi edhe me Metën.
“Kur morëm lajmin mbi vdekjen e gjyshit nuk dinim si ta lajmëronim babain i cili ndodhej në Qabe, ngaqë nuk kishte adresë se ku gjendej, përkatësisht ku ishte vendosur. Ky lajm më shqetësoj edhe mua, sepse me të kisha kaluar një pjesë të jetës si fëmijë në Vranoc dhe më pas në Amerikë, kur ai vinte për vizitë. Me të kisha mësuar historinë e familjes sonë, ngjarjet që kishin ndodhur në Lug të Baranit dhe në Vranoc, shumë tradita e zakone shqiptare në annën e Dukagjinit dhe dashurinë ndaj familjes dhe atdheut. Ai kishte pasur rast të njihej me personalitete të njohura kombëtare të kohes”, kujton lajmin për vdekjen e gjyshit të tij, Harry.
“Unë me xhaxhain tim Lulin dhe dajën Rrustem Gecajn ende pa u kthyer babai, në shtëpinë tonë në Armonk, hapëm pamje, me ç’rast erdhën shumë bashkatdhetarë, nga të gjitha viset shqiptare për të na shprehur ngushëllime”, thotë Harry.
Pasi erdhi Meta nga Qabeja ia kumtuan lajmin mbi vdekjen e babait. U mërzit shumë, jo vetëm pse e kishte humbur babain, por e mundonte fakti se nuk kishte qëlluar aty kur ai kishte ndërruar jetë. Për një çast ju kujtuan fjalët e tij: “Kur të vdes kam dëshirë të jesh afër”.
Musli Bajraktari u varros me nderime të mëdha në Vranoc. Në varrimin e tij morën pjesë fshatarë të Vranocit dhe Lugut të Baranit, miq, dashamirë, shokë etj. I ndjeri kishte qenë i njohur në pajtimin e ngatërresave dhe të gjaqeve në anën e rajonit të Pejës. Vdekja e tij, ishte një humbje e madhe për familjen Bajraktari në Vranoc, sepse, ky ishte Bajraktari i fundit që po largohej nga skena.
Pasi ishte kryer e pamja në Vranoc, ku dy djemtë e tij Beqiri dhe Qerimi, kishin pritur ngushëllime, në anën tjetër me të kthyer nga Qabeja në shtëpinë e tij në Armonk, Metën e vizituan miq, shokë, kushërinj dhe të tjerë nga komuniteti shqiptar. Edhe këtu në Amerikë, Musliun e kishin njohur shumë njerëz, meqë ai tri herë kishte qenë për vizitë në këtë komunitet. Në të njëjtën kohë ata e uronin edhe për
  



























































































   216   217   218   219   220