Page 215 - Nji jete ne mes kosoves
P. 215

212
“Gëzimin më të madh e kam përjetuar kur në Vranoc i vendosëm kulmin shtëpisë së re. I vendosëm dyer e dritare dhe pastaj e lymë brenda dhe jashtë, por për shkak të ngjarjeve politike që pasuan, nuk arritem ta përfundonim në të gjallë të Metës. Meqenëse erdhën të gjithë të familjes nga New York-u në atë kremtim, me përjashtim të djalit të vogël Miftarit, këtë e përjetova me emocione të forta, sidomos kur erdhi Harry. Këtij i pata rregulluar një vend të posaçëm në shtëpinë e vogël që sa të rrinte (dy javë) të pushonte dhe t’ i dukej mirë”, thotë Ziza.
Ndërsa Meta me Zizën mbetën në Vranoc për të kryer punët rreth shtëpisë, Harry pas dy javë qëndrimi në Kosovë, kthehet në New York. Dinamika e jetës në New York, ndryshonte prej asaj në Kosovë. Harry po sa u kthye nga qëndrimi i tij në vendlindje, iu vesh punës në zgjerimin e biznesit dhe të ndërrimit të vendbanimit. Derisa ishte në Kosovë në gusht të vitit 1988, kishte vërejtur se situata politike po ashpërsohej. Pushteti i egër i Millosheviqit po përgatiste planet për uzurpimin e të drejtatve politike të shqiptarëve në Kosovë dhe, në të njëjtën kohë, vendoste në pushtet shqiptarët lojalë ndaj Beogradit. Mu në këtë periudhë u shfaq greva e minatorëve të “Trepçës” në Stantërg për të kundërshtuar këtë politikë.
***
Qysh në vitin 1987, Harry filloi të mendonte për ndërrimin e vendbanimit. Aty ku jetoni mes Riverdale-s dhe Yankers-it nuk kishte shkolla cilësore publike. “Më kishin lindur 4 fëmijë dhe ata duhej të shkolloheshin. Aty shkollat publike nuk ishin të mira, ndërsa ato private kushtonin. Këtë çështje ne e shikonim në prizmin e leverdisë. Vendosëm të ndërronim vendbanimin dhe të blenim një shtëpi në një vend ku shkollat publike ishin më të suksesshme”. Në anën tjetër edhe Meta dhe Ziza kishin shfaqur një dëshirë të tillë. Edhe ata kërkonin një vend edhe më të qetë, ku ditën mund ta kalonin në një natyrë jashtë zhurmës së qytetit, ku hapësira do të ishte më e gjerë dhe më tërheqëse. Në këtë kohë, familja Bajraktari kishte stabilizuar biznesin e saj dhe përparonte gjithnjë e më tepër. “Kishim disa alternativa, por u përcaktuam për një shtëpi në ARMONK, Westchester nja 25 mila larg New Yorkut. Shtëpia kishte lokale të mjaftueshme dhe ajo që na pëlqente të gjithëve- kishte një sipërfaqe të madhe të trollit”.
  





























































































   213   214   215   216   217