Page 222 - Nji jete ne mes kosoves
P. 222

219
   NJOHJA ME PERSONALITETE TË RËNDËSISHME KOMBËTARE NË ITALI DHE AMERIKË
Metë Bajraktari, qysh kur ka qenë i burgosur në fund të vitit 1944, në moshën 17 vjeçare, me Zenel Bajraktarin, nuk është shikuar me sy të mirë nga njerëzit e pushtetit. Duke qenë antiserb e antikomu- nist, u përcoll nga këto organe. Një kohë familja e tij ka qenë e ndjekur dhe e bojkotuar.
Me daljen e tij jashtë Kosovës, ky takohet me shumë njerëz të rëndë- sishëm të jetës politike e kombëtare që kanë qenë në qeveri të ndryshme, të cilët kanë luftuar robërinë dhe komunizmin. Këto personalitete ishin ndjekur nga qeveria shqiptare, nën diktaturën e Enver Hoxhës dhe nga qeveria jugosllave.
Në Romë takon Ernest Koliqin, i cili në kohën e pushtimit italian ka mbajtur pozitën e ministrit të arsimit. Derisa ky ishte ministër, në Kosovë kishte hapur një mori shkollash fillore dhe disa shkolla të mesme dhe kishte sjellë një numër të mësuesve dhe profesorëve nga Shqipëria. Hapja e gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, konsiderohej një sukses i jashtëzakonshëm për kohën. Koliqin e kishte takuar në një kremtim të 28 Nëntorit, ditës së pavarësisë së Shqiprisë, derisa ishte me qëndrim në Itali.
Në Itali rreth viteve të 70-ta shumë shqiptarë pritnin shkuarjen për Amerikë. Në mesin e tyre kishte edhe emigrantë politikë, të cilët njëherë nga Shqipëria ishin arratisur në Kosovë, e më pas në Itali, ku shkonin





























































































   220   221   222   223   224