Page 223 - Nji jete ne mes kosoves
P. 223

220
nëpër vende të ndryshme të perëndimit. Numri më i madh i emi- grantëve në këtë periudhë ka qenë nga Mali i Zi.
Me shkuarjen e tij në Amerikë, ai bie në kontakt me shumë person- alitete kombëtare. Në fillim njihet me rrethin e njerëzve të Musli Mu- losmanajt, e pastaj edhe me shumë të tjerë. Të gjithë këta i përkisnin emigracionit politik. Qysh në ditët e para në Amerikë, bie në kontakt me Mehmet Agë Rashkocin, një patriot nga rrethi i Gjakovës, i cili ishte detyruar ta braktiste atdheun për shkak të aktivitetit të tij kombëtar.
Në shoqëri me Mehmet Agën, Metë Bajraktari takohet edhe me Xhafer Devën, udhëheqësin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, e pastaj me anëtarë të Lidhjes, si Hysen dhe Haki Tërpezën, Ilaz Prekën etj.
Nëpërmjet të familjes Mulosmanaj bie në kontakt me personalitetet e Legalitetit: Leka Zogun, Abaz Kupin, Fuad Miftiun, Abedin Mulos- manajn, Qazim Emrën, Kolonel Xhemail Lajçin, *Hysen Beg Prishtinën për të cilin Metë Bajraktari ka pasur një respekt të posaçëm (e përkujton në gazetën Illyria, me rastin e një vjetorit të vdekjes), vëllezërit Ibrahim e Mustafë Kulla dhe personalitete të tjera të kësaj partie. Gjithashtu, ka njohur figurat e rëndësishme të Ballit Kombëtar si Abdyl dhe Mustafa Hencin, etj. Ai ka çmuar profesor Rexhep Krasniqin për kontributin e dhënë në hapjen e Gjimnazit në Prishtinë dhe si udhëheqës i organiza- tës “Shqipëria e Lirë”.
Rreth viteve të 80-ta në Amerikë nga Kosova filluan të vijnë njerëz të profesioneve të ndryshme, në përfaqësi diplomatike, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në banka dhe institucione ekonomike. Duke pasur parasysh se në këtë periudhë në Kosovë ka qenë një klimë më e volitshme politike, krahasur me at të viteve, ‘50, e ‘60 dhe më vonë pas ngjarjeve të ‘81, këto kuadro kanë qenë të njohura nga një pjesë e ko- munitetit shqiptar në Amerikë, sodomos nga ata me origjinë nga Kosova. Në këtë kohë edhe gazeta e përditshme “Rilindja”kishte kore- spodentin e saj në New York.
Në mesin e tyre ka qenë edhe konsuli Osman Gashi me origjinë nga Ramuni i komunës së Pejës, të cilin Meta e ka njohur shumë më herët kur ai kishte shërbyer si arsimtar në anën e Lugut të Baranit. Me famil- jen Gashi i lidhte edhe një miqësi e vjetër ngaqë i takonin një rajoni dhe një komune. Zoti Gashi për një kohë të gjatë kishte punuar në gazetën
  



























































































   221   222   223   224   225