Page 224 - Nji jete ne mes kosoves
P. 224

221
“Rilindja”, si gazetar dhe më pas në Televizionin e Prishtinës, si gazetar dhe kryeredaktor. Derisa ai ka qëndruar në New York si diplomat ka qenë në shoqëri me familjen Bajraktari, e sidomos me Metën.
  *Hysen Begë Prishtina ka qenë i biri i Xhemal Prishtinës, komandant i forcave shqiptare kur më 1912 çliruan Prishtinën, pjesëmarrës në Kon- gresin e Lushnjës dhe një ndër figurat e rëndësishme të Lëvizjes kom- bëtare për liri.
Hyseni, ndoq rrugën e babait. Në periudhën 1941-1944 ai bëhet një ndër njerëzit me ndikim në qytetin e Prishtinës. Në festën e Bajramit në vitin 1941, urdhëron që në xhaminë e qytetit të hiqet flamuri i Kalifatit, e në vend të tij të ngrehej flamuri shqiptar.
Hysen Beg Prishtina kishte shpirt te një njeriu human dhe angazho- hej për respektimin e të gjitha të drejtave të minoriteteve në Kosovë, duke përfshirë edhe atë serb. Me urdhërin e tij, në administratën shtetërore lejoheshin të përdoreshin dy gjuhët: shqipja dhe serbishtja. Ai, duke pasur ide internacionaliste, mori në mbrojtje familjet izraelite të cilat në atë kohë jetonin në Kosovë. Në mbrojtje të jahudive ishin të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh faktin se a jetonin ata në Shqipëri apo në Kosovë. Lidhur me këtë çështje janë botuar disa libra prej au- torëve të huaj dhe shqiptarë. Hysen Beg Prishtina urdhëroi që për nder të 28 Nëntorit në të gjitha institicionet politike e administrative, në shkolla, në sheshe, në rrugë, shitore të vëhet flamuri kombëtar. Ai gjithë aktivitetin e tij për aq vjet në mërgim e ka sublimuar në Organizatën Lëvizja e Legalitetit, duke dhënë kontributin e tij intelektual, kombëtar dhe shoqëror.
Vdiq më 14 qershor 1991 në Toranto, me mallin që e kishte përvluar për atdheun.





























































































   222   223   224   225   226