Page 24 - Nji jete ne mes kosoves
P. 24

  NGJARJET HISTORIKE
Lufta e popullit shqiptar për liri ka qenë e gjatë dhe e ndërlikuar. Në përleshjet me okupatorët e huaj: osmanli, serbë, malazezë, bullgarë, grekë etj. ranë shumë dëshmorë. Në këto beteja ka qenë i përfshirë edhe Lugu i Baranit, në krye me bajraktarin e Vranocit. Në këtë kapitull të këtij libri do të paraqesim një kronologji të shkurtër të ngjarjeve kombëtare -historike që kanë ndodhur në këtë pjesë të Dukagjinit që nga Lidhja e Prizrenit e këndej.
Në kohën e krizës së Lindjes që, në histori, njihet me këtë emër, vendet fqinje të shqiptarëve, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, shfaqën pretendimet për rrëmbimin e tokave shqiptare dhe copëtimin e tyre. Kësaj tendence shpartalluese të tokave shqiptare, njëkohësisht edhe sundimit të Stambollit, ju kundërvu, Lidhja e Prizrenit, një organizatë politiko-ushtarake, me një platformë të qartë kombëtare e strukturë organizative të shtrirë në të katër vilajetet e atëherëshme (Kosova, Manastiri, Shkodra dhe Janina).
Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) kundërshtoi në mënyrë të ashpër vendimet antishqiptare të Traktatit të Shën Stefanit dhe të Kongresit të Berlinit që u jipte tokat shqiptare fqinjve të tyre. Këto vendime të superfuqive të mëdha, Lidhja Shqiptare e Prizrenit i kundërshtoi me forcë, duke organizuar kryengritje të armatosura, të cilat, mjerisht nga Perandoria Osmane, pas tri vjetësh, u shuan me gjak.
Në këtë kryengritje të armatosur për mbrojtjen e territoreve shqiptare, mori pjesë edhe popullata aktive e Lugut të Baranit, e cila me armë në dorë tregoi se lufta për liri s’ ka çmim dhe ajo duhet të vazhdohet deri në përfundim.
Rexhë Bajraktari nga Vranoci, i cili ishte në krye të bajrakut të tij (Lugu i Baranit) mori pjesë në strukturën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,
21




























































































   22   23   24   25   26