Page 25 - Nji jete ne mes kosoves
P. 25

22
ku ishte edhe organizator i dalluar. Ai luajti rol të rëndësishëm në organizimin e kryengritjes, sepse kishte pas veti një popullatë që shtrihej në një territor të gjerë fshatrash.Bajraktari me autoritetin e tij, ishte në gjendje që të nxirrte një forcë kryengritëse brenda bajrakut të tij, në çdo kohë dhe në çdo moment, kur e kërkonte nevoja për mbrojtjen dhe çlirimin e territoreve shqiptare.
Rexhë Bajaraktari, pas shurjes me gjak të rezistencës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nga ushtria osmane, u dënua me gjashtë vjet burg, të cilat i vuajti në Manastir, që ishte njëri ndër vilajetet e Shqipërisë, nën sundimin osman.
Është e njohur në këtë kohë kryengritja e vullnetarëve shqiptarë të cilët, me forcë dhe dinjitet, mbrojtën Plavë e Gucinë nga ushtria malazeze.
Vite më vonë, pasardhësi i Rexhës, Ali Bajraktari, gjithashtu, ishte personalitet me autoritet dhe pjesëmarrës në Lëvizjen Kombëtare për çlirimin e trojeve etnike. Ishte pjesëmarrës në lidhjen e besës te Verrat e Llukës, gjegjësisht të Besëlidhjes së Pejës, më 1897 e 1899, si dhe në tubimin te Verrat e Llukës (1909), ku u muar qëndrim dhe u lidh besa për të kundërshtuar qeverinë e xhonturqve, e cila me propagandën e tyre kishte mashtruar shqiptarët, se ata do të gëzonin shumë më shumë të drejta se sa në kohën e sulltan Hamitit.
Për shkak të aktivitetit të tij kombëtar, autoritetet turke, Ali Bajraktarin e dënuan me tri vjet burg, të cilat i vuajti në Shkup.
Këtu më poshtë po japim një fragment nga libri “Lugu i Baranit” i akademik Mark Krasniqi, lidhur me kryengritjen që organizoi patrioti i njohur Haxhi Zeka, kundër ushtrisë turke, të komanduar nga Mustafë Çerkezi në fshhatrat e Lugut të Baranit.
  



























































































   23   24   25   26   27