Page 27 - Nji jete ne mes kosoves
P. 27

24
shumë të vrarë e të plagosur.
“Duke parë se nuk mund të qëndronte me forca të veta dhe me pak
armë kundër të gjithë asaj ushtrie të armatosur, Haxhi Zeka u detyrua ta pranonte ndërmjetësimin për marrëveshtje dhe lufta u ndërpre. Vetë fakti se kjo përleshje e përgjakshme kundër ushtrisë turke u zhvillua mu në Lug të Baranit, tregon se këtu organizimi i rezistencës ishte më i fortë”, shkruan akademik Mark Krasniqi, në librin e tij” Lugu i Baranit”.
Përveç kësaj, turqit e dinin se Haxhi Zeka mbështetej shumë në bajrakun e Vranocit, me rreth 40 fshatra, i cili edhe në të kaluarën kishte treguar gatishmëri dhe aftësi për të kundërshtuar pushtetin turk. Prandaj, topat e Mustafë Çerkezit iu drejtuan kullave të Vranocit. Ata arrijnë ta pengojnë bashkimin e Bajram Currit me Haxhi Zekën. Këngëtari popullor ashpërsinë e luftës në Vranoc e paraqet me këto vargje:
Krisi pushka, krisi topi, rrafsh me tokë u bë Vranoci... Bajraktari s’ u korit-
për një shoq i dogj japitë...
***
“N’ Vranoc pasha kur ka shkue- pushkën mbrapa ja kan vue”
***
Del Isufi midis livadhit,
i bërtet Xhafer Tajarit:
-Ç’ dreqi të pruni në Lug të Baranit?
N’ Lug t’ Baranit çka të ka prue?
...Kraht me i pasë me fluturue,
të gjallë nuk të lëshojmë në Pejë me shkue. Xhafer Begi, i vllai i Hakisë,
Po i çon fjalë Hazir Alisë:
N’ mujsh me m’ pshtue prej komitësh, Prej komitesh n’ mujsh me m’ pshtue, Shumë memetin ta kam çue”
  
















































































   25   26   27   28   29