Page 29 - Nji jete ne mes kosoves
P. 29

26
  _________
3 Haxhi Zeka lindi më 20 dhjetor 1832 në fshatin Shoshan të Malësisë së Gjakovës. I përket fisit të Krasniqes. Nga kjo pjesë e Malësisë u shpërngul në Pejë, me familje. Ka qenë një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe një ndër luftëtarët me të vendosur për lirinë e Shqipërisë dhe mbrojtjen e tërësisë etnike shqiptare. Në Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit u zgjodh anëtar i komitetit të saj. Me forcat e tij ushtarake mori pjesë kundër Mehmet Ali Pashës në Gjakovë, mbrojti Plavë e Gucinë kundër forcave malazeze. Më 1893 organiz0i kryengritjen në rrethinën e Pejës dhe Gjakovës. Ka qenë organizator dhe udhëheqës i Lidhjes Shqiptare të Pejës. Pa marrë parasysh kundërshtimet e Stambollit dhe pengesat e Fuqive të Mëdha e të qarqeve shoveniste fqinje, serbëve, malazezëve dhe grekëve, Haxhi Zeka gjatë tërë vitit 1900 i vazhdoi përpjekjet për forcimin e luftës antiturke.
Më 1902 u vra pabesisht nga një kriminel që ishte në shërbim të agjenturës serbe, malazeze dhe turke.































































































   27   28   29   30   31