Page 31 - Nji jete ne mes kosoves
P. 31

28
vetë. Në fshatin Kpuz vrau edhe 8 të tjerë, kurse në Dobërdol, Myftar Elezi u masakrua me bojanetë. Vrasje u bënë edhe në Turjakë, Graboc, Poçestë, Ozrim, Svërk, Lutogllavë, Kosturiq dhe Nabërgjan”, shkruan Dr. Zekeria Cana.
Terrori i egër i vrasjeve vazhdoi edhe në fshatrat e tjera të kësaj pjese të Dukagjinit. Sava Llazareviq vetëm një ditë para se të urdhëronte shkuarjen e masës shqiptare të Lugut të Baranit në Pejë për ndërrimin e kombësisë dhe fesë, ai pasi i kishte detyruar ta hapnin varrin secili për veti, në një lendinë i pushkatoi 14 burra të Baranit të Epërm.
Urdhërin e autoriteteve malaziase për ndërrimin e kombësisë e kishte refuzuar në mënyrë të prerë dhe me dinjitet, edhe Bajraktari i Vranocit, duke u përkujtuar atyre se kjo “ ishte punë që s’bëhej” dhe “njeriu lind për të vdekur“ se nderi është mbi të gjitha. Pas këtij refuzimi, komandanti i xhandarmërisë Sava Llazareviq, i quajtur Savë Batarja, për shkak të krimeve të bëra mbi popullatën shqiptare, me dy vojvodët Lekiq e Pllamenac, i kërcënohet Bajraktarit, duke urdhëruar që brenda tri ditësh të mbledhë tërë Bajrakun dhe me burra, gra e fëmijë të shkonte në Pejë për t’u pagëzuar në njërën prej kishave ortodokse. I ndodhur ngusht, kur popullata shqiptare s’kishte armë për t’u mbrojtur, Bajraktari i Vranocit, autoriteteve malazeze u thotë se “territori i tij është i madh dhe nuk ka mundësi ta tubojë popullin për tri ditë, por do ta bëj këtë sa më shpejt që është e mundur”.
Në kërcënim të vrasjeve masive të popullatës së Lugut të Baranit, karvane të tërë shqiptarësh të këtyre fshatrave u nisën për në Pejë, ku te Ura e Gurit, i pritnin xhelatët- ushtria dhe xhandarmëria malazeze. Rruga nga Barani që çonte drejt në Pejë, ishte përplot shqiptarë, burra, gra, fëmijë, pleq e të sëmurë, të cilët po krijonin një imazh të zymtë të asaj pranvere të hershme të vitit 1913. Të Ura e Gurit, priftërinjtë ortodoksë kishin zënë pritën që kur të kalonte turma shqiptare ta stërpiknin atë me “ujë të bekuar”.
Masës që po lëvizte drejt Pejës, u printe Sali Bajraktari, një burrë i pathyeshëm në çështjen kombëtare dhe i paprekur në dinjitetin e tij personal e familjar. Karvaneve të frikësuara shqiptare të Lugut të Baranit, u dolën përpara serbët e Gorazhdecit dhe u përpoqën t’ i fusin në kishën e fshatit të tyre, ku aty të pagëzoheshin.
  




























































































   29   30   31   32   33