Page 33 - Nji jete ne mes kosoves
P. 33

30
  Haj medet për Lug të Baranit,
n’ kam asht çue Savë Llazari,
Savë Batarja në kam asht çue,
Don shqiptarëve fenë me u ndërrue. Në Baran të Epërm Sava asht shkue... ... katërmdhjetë burra i ka bashkue, në shpat të Baranit na i ka çue,
i ka shtie vorret vet me i marue, të katërmdhetët i ka pushkatue. Kqyr tash Sava çka ka punue- Ai me topa paska gjue.
Në Vranoc gjylet na i kanë shkue Krejt Vranoci asht tmerrue.
Janë ndal burrat, janë besatue, mandej rrugën e kanë fillue. Këtij populli kush i prini?
Sali Bajraktari, Arif Halili... Nuk po donë në kishë me hi “Bajraktar, thonë me na pri,
në të zezën Pejë po domë me hi”.
Kundërshtimi i dy bajraktarëve, Saliut dhe Zenelit, si dhe i Arif Halilit e të tjerëve, bënë që të dështojë skenari i politikës shoveniste të Malit të Zi për ndërrimin e kombësisë dhe konvertimin e popullatës së Lugut të Baranit në fenë ortodokse, në fenë e atyre që projektonin shfarosjen e shqiptarëve. Kjo ngjarje bëri jehonë pozitive në Rrafshin e Dukagjinit dhe në trojet e tjera shqiptare të pushtuara, duke u dhënë zemër dhe forcë për të vazhduar rezistencën ndaj dhunës dhe terrorit të politikës së kral Nikollës. Zëri i kësaj ngjarje u dëgjua edhe në viset e tjera të Kosovës që ishin nën okupimin serb dhe ajo kishte një mesazh të qartë: dinjiteti kombëtar, nderi familjar dhe ai personal, duhet të mbrohen pa marrë parasysh sakrificat dhe pasojat.
























































































   31   32   33   34   35