Page 35 - Nji jete ne mes kosoves
P. 35

32
padrejtësitë që iu bëheshin nga regjimi pushtues aktual. Ky diskriminim dhe këto padrejtësi u kundërshtuan në forma të ndryshme edhe në Lug të Baranit.
Lidhur me këtë po paraqesim shkurtimisht njërën nga ngjarjet tragjike kur shqiptarët kundërshtuan falsifikimin e votimeve parlamentare e komunale të vitit 1937 në Lug të Baranit, e njohur me emrin “Votimet e Përgjakshme“.
Më 21 shkurt të vitit 1937 ishte caktuar dita e votimeve për deputetë të parlamentit, ku me këtë rast votohej edhe për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Baranit. Dy partitë kryesore- Partia Radikale që e përkrahte qeverinë dhe Partia Demokratike që ishte në opozitë, luftonin se cila do ta merrte pushtetin në periudhën e ardhshme. Ndonëse shqiptarët nuk besonin në asnjërën prej këtyre partive serbe, prapëseprapë, mendonin se demokratët mund të ishin më të favorshëm në realizimin e disa të drejtave të tyre themelore qytetare. Mu për këtë, shqiptarët kudo në Kosovë, përkrahnin listën e kandidatëve të Partisë Demokratike. Kështu ishte edhe në Lug të Baranit.
Pas votimeve të mbajtura në komunë të Baranit, Partia Radikale në pushtet, përkatësisht prefekti i Pejës, Rakushiq, anulon ato, ngase kutitë e radikalëve kishin mbetur me përqindje fare të ulët. Anulimi bëhet me motiv se gjoja kishte pasur parregullësi dhe me këtë shpresonin se pas kërcënimit që do t’ u bënin votuesve shqiptarë, ata do të merrnin anën e tyre. Mirëpo, kjo s’ ndodhi ashtu. Përkundrazi, shqipatarët e Lugut të Baranit, ishin edhe më të vendosur në qëllimin e tyre, sepse nga Partia Demokratike për kryetar komune të Baranit, ishte propozuar Haxhi Bajraktari nga Vranoci, që njëherësh ishte edhe përfaqësues i bajrakut të tij. Kundërkandidat ka qenë radikali Manojllo Manojlloviq nga fshati Gllaviçicë. Tash në përsëritjen e votimeve, ndërtesa e komunës së Baranit, rrethohet nga xhandarmëria me qëllim që të frikësonte shqiptarët, mirëpo, siç kanë deklaruar dëshmitarët, ata votuan prapë për listën e demokratëve. Kur pushtetarët radikalë panë se kutitë e votimeve të tyre kishin mbetur prapë bosh, hynë brenda dhe filluan falsifikimin e votave. Shqiptarët, kur morën vesh se po falsifikoheshin listat, me dhunë hynë brenda dhe shkyen regjistrat dhe dokumentet e tjera të falsifikuara. Në rrëmujën e krijuar brenda dhe jashtë ndërtesës së
  





























































































   33   34   35   36   37