Page 36 - Nji jete ne mes kosoves
P. 36

33
komunës xhandarët hapën zjarr kundër tyre. Nga këto të shtëna u vranë shtatë vetë e 30 të tjerë u plagosën. Në një proklamatë të partive opozitare rreth kësaj ngjarje në Baran, thuhej:..“një grup votuesish depërtoi në sallë dhe i grisi listat. Pastaj, ky grup doli dhe bashkë me votuesit e tjerë u nisën për në shtëpitë e tyre. Në këtë moment gjakpirësit e popullit xhandarët hapën zjarr nga pushkët kundër zgjedhësve duarthatë e të pambrojtur. Këto viktima të pafajshme ndodheshin 100 deri në 200 metra larg nga vendvotimi, të kthyer me shpinë... Një fshatar (vr. jonë shqiptar) i therrur me bojanet ishte shtrirë për tokë gjysmë i vdekur. Atij ju afrua shefi i rojes së qytetit... dhe me dy plumba ia mori jetën... Një shqiptar tjetër u plagos rëndë atë ditë në tre pas dite, por organet e pushtetit nuk lejuan askend t’i jipej ndihmë, kështu që i gjori mbet i shtrirë përtokë deri të nesërmen në mëngjez, ku vdes nga plagët”.
Kënga për këtë ngjarje të cilën e këndojnë rapsodët e Dukagjinit, Ismet, Jonuz, Veton Mushkolaj dhe Hamëz Lokaj paraqet disa detaje të këtyre votimeve:
Shumë ka vuejt kjo shqiptari,
prej Serbisë dhe prej Malit të Zi, qe lakmuan tokat shqiptare,
shumë e djem i dha Lugu i Baranit Për me i mrojt trojet e t’ parit.
....
Miro Protiqi n’ kam na u çue,
n’ Baran ai koka shkue,
dhe aty u paska thanë
prej Krushefci dhe n’ Zllakuqan, n’ Baran ju me u bashkue,
me i hedh votat me votue.
Boll shum’ popull aty janë ardhë, ditë bajrami qat dit’ ish kanë, Miro Protiqi po majka fjalë, merrni vesh ju Lugu i Baranit
Sot votojnë për Bajraktarin,
Për Manjolin e Halil Agën.
Kan po e doni ju shqiptarë,
  


















































































   34   35   36   37   38