Page 34 - Nji jete ne mes kosoves
P. 34

31
Dr. Zekeria Cana në librin e tij “Krimet malazeze në trojet shqiptare 1912-1913”, shkruan: ”Vargu i pakëputur i pushkatimeve i solli shqiptarët para një udhëkryqi të madh: o të vdesin nga breshëri i plumbave, o të pranonin pagëzimin, të ndërronin emërin, veshjen, zakonin, traditën, gjuhën dhe të bëheshin malazezë. Një pjesë e popullatës zgjodhi rrugën e tretë plot rreziqe: me gjithë borën e madhe që mund të shqyhej, ia doli të gjente shpëtim në malet e Gashit dhe të Krasniqes në Shqipërinë e Veriut. Por, nuk ishte i vogël numri i atyre që, duke ikur nëpër gryka bjeshkësh nga bojanetat e hakmarrjes, ranë në pritë të ushtrisë dhe u vranë që të gjithë”.
Krimet vazhduan edhe pas përpjekjeve të konvertimit. Numri i të pushkatuarëve dhe i zhdukjeve pagjurmë ishte i madh. Këto krime malazeze shihen nga dokumentet arkivore, dëshmitarët, nga libra e publikime, botuar më herët dhe tash, si dhe shtypi ditor e periodik në periudha të ndryshme.
***
Ndonëse kolonizimi i Kosovës me popullatë serbe e malazeze kishte filluar gjatë vitit 1913, fushata më e egër e tij nis me formimin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, përkatësisht me zbatimin e të ashtuquajturës reformë agrare të Jugosllavisë. Reforma agrare shqiptarëve u mori shumicën e sipërfaqeve të tokave pjellore, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit, ku kushtet klimatike ishin më të volitshme për një prodhimtari më të frytshme. Kjo fushatë përcillej me terror të ashpër. Gazeta “Kosova”, e cila botohej në Konstancë të Rumanisë, në mes tjerash shkruan: “Viti 1919 është larë me gjak dhe shtruar me kufoma të pafajshme. Të shndërruara në gërmadha, janë shkatërruar fshatra, në të cilat vende dikur ligjëronte bilbili, e sot këndon qyqja...”
Politika serbo- malazeze që dominonte Jugosllavinë në mes të dy Luftërave Botërore dhe pas saj, ka përdorur të gjitha mënyrat e dhunës për të “qetësuar” shqiptarët që shprehnin revoltë kundër diskriminimit masiv të tyre. Ata shqiptarë që nuk pajtoheshin me këtë politikë diskriminuese pushkatoheshin ose ndiqeshin, kurse pasuria familjare e tyre digjej apo konfiskohej nga agrari (shteti). Në kushte të tilla, shumë shqiptarë u detyruan të dalin kaçakë në mal dhe t’ i kundërshtonin
  




























































































   32   33   34   35   36