Page 32 - Nji jete ne mes kosoves
P. 32

29
Këtë moment të dhembshëm e tragjik rapsodi popullor më së miri e ilustron në këto vargje:
“Në Gorazhdec kur kanë mbërri, u dolen përpara shkina e shki,
i stëpikshin me raki,
në kish të katundit don me i shti”.
Bajraktari i Vranocit me mençuri i shmanget këtij kurthi të serbëve të Gorazhdecit, duke u thënë se ata dëshironin të shkonin në Pejë për të ndërruar fenë dhe këtë ta bënin “solemnisht.” Karvani i shqiptarëve vazhdoi rrugën. Tani masa u afrohej çasteve më kritike. Te Ura e Gurit, ashtu siç u kishin lajmëruar, po e priste ushtria dhe xhandrmëria malazeze, e gatshme që, në rast refuzimi, të përdorte dhunën dhe ekzekutimin e kësaj popullate të pafajshme.
Atëherë kur kjo arrin mbi urë ushtria dhe xhandarmëria malazeze, të riut Zenel Bajraktari i fut dhunshëm në dorë flamurin malazez, duke detyruar që ta puthte dhe ta mbështjellte në ballë. Tani fillon drama. Zeneli, në vend që të zbatonte urdhërin e ushtrisë, ai e hedh flamurin në tokë dhe, me të dyja këmbët, aq sa kishte fuqi e shkelmon.
Aferim Zenel Binaku,
copa- copa e bani bajrakun.
.........................................
Pas këtij akti heroik mbi urë, në turmën shqiptare u krijua rrëmujë. Xhandarmëria filloi ta kërkonte aktorin (Zenelin), ndërkohë që para bojanetave malazeze, doli Sali Bajraktari, i cili me vendosmëri të patundshme deklaroi: “Unë jam bajraktar e organizator dhe unë pëgjigjem për këtë popull të pafajshëm!” Popullatës së Lugut të Baranit që në fillim Bajraktari u kishte thënë”... fe as emën s’ domë me ndërrue”.
Atë ditë nga masa prej 35 fshatrave, autoritetet malazeze i nxorën 42 burra. Nga ta, po atë ditë, ekzekutuan Sali Bajraktarin e Vranocit dhe Arif Halilin nga Poçesta, të cilët, me një vendosmëri të prerë kundërshtuan politikën fashizoide të Podgoricës. Ky akt heroik pasqyrohet në këngën e më poshtme:
  






















































































   30   31   32   33   34