Page 30 - Nji jete ne mes kosoves
P. 30

  GJENOCIDI MALAZEZ NË FSHATRAT E LUGUT TË BARANIT (1913)
Pas dëbimit të ushtrisë turke në vitin 1912 dhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, po në këtë vit, çështja shqiptare në Ballkan mbet e pazgjidhur, madje për një pjesë të popullsisë së saj gjendja do të rëndohet deri në përmasa tragjike. Serbia dhe Mali i Zi e pushtuan Kosovën dhe ata e ndanë në zona interesi: Mali i Zi, mori pjesën më të madhe të Dukagjinit (kufiri malazezo- serb kapej nga burimi i Drinit të Bardhë dhe kalohej deri në rrjedhën e lumit Erenik në Dri dhe ngjitej pastaj nga ana e djathtë e Erenikut drejt Bogiqes, (dr. Z. Cana), ndërsa pjesën më të madhe e mori Serbia.
Në këtë mënyrë për shqiptarët në Kosovë, në Maqedoni dhe në Mal të Zi po fillonte një dhunë e egër, e përcjellë me terror të paparë, ku me të gjitha mjetet dhe format veprohej për shfarosjen, dëbimin, ndërrimin e kombësisë dhe konvertimin në fenë ortodokse. Si pasojë e kësaj dhune, qindra familje shqiptare iu kapën maleve të ashpra plot borë, duke lënë pas gra, fëmijë e pleq të vdekur.
Krimet masive filluan në fundin e dimrit të vitit 1913, me ardhjen e Avro Cemoviqit, komandant i ushtrisë së Malit të Zi, në rajonin e Plavë - Gucisë. Qeveria e Krail Nikollës, në mes të muajit mars po të atij viti, lëshoi një ultimatum, ku ftohej tërë popullata ta braktiste fenë islame dhe, në vend të saj, ta merrte atë ortodokse. Meqenëse këtij ultimatumi s’ju përgjegj askush, ushtria malazeze ekzekutoi parinë e Plavës dhe të Gucisë prej 24 burrash. Pas kësaj filluan ekzekutimet masive në popull. Kjo valë e terrorit në vitin 1913, u shtri shumë shpejt edhe në Dukagjin, sidomos në Lug të Baranit.
“Më 5 prill 1913 Sava Llazareviq me forcën e tij doli në Krushec të Lugut të Baranit, mblodhi popullin, kërkoi të shkonte drejt në kishë për t’u kryqëzuar dhe kur askush nuk iu bind urdhërit të tij, pushkatoi 12
27





























































































   28   29   30   31   32