Page 28 - Nji jete ne mes kosoves
P. 28

25
Bajram Curri që ishte emblemë e Haxhi Zekës, e ndoqi atë hap pas hapi, si hije. Ndjek me dhembje fatin e tij kur internohet në Stamboll. Kundërshtoi veprimet e disa krerëve shqiptarë që s’ ishin në dobi të Platformës politike të Lidhjes së Pejës.
Kur vritet ky prijës, dikush i jep lajmin “Bajram Beg ta vranë Haxhi Zekën!” Ai ju përgjegj:” Atë nuk e vrau Adem Zajmi, xhandar i Gjakovës - atë e vranë bashkarisht: Beogradi-Cetina dhe Stambolli”.
Pra, siç shihet, Bajraku i Vranocit, ka pasur rol të rëndësishëm në periudhën e Rilindjes Kombëtare, duke sakrifikuar shumëçka: gratë, fëmijët, pleqtë dhe pasurinë që bëhej me mund të madh. Kontributi i kësaj pjese të Dukagjinit, gjithashtu, është i rëndësishëm në luftërat që u zhvilluan gjatë vitit 1911- 1912, kur Shqipëria e fitoi pavarësinë, por, për fat të keq, Kosova me një pjesë të territoreve shqiptare, mbetën nën sundimin serb e malazez. Shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë shtetërore mbetën të vazhdojnë luftën kundër serbo-malazezëve.
  






























































































   26   27   28   29   30