Page 26 - Nji jete ne mes kosoves
P. 26

  NGA KULLAT E VRANOCIT, SULMOHET USHTRIA TURKE
“Fshatarët e Lugut të Baranit nuk luftuan kundër pushtetit turk vetëm larg trojeve të tyre. Ekspeditat ushtarake ua imponuan këtyre luftën e përgjithshme edhe në fushat dhe fshatrat e tyre, me ç’rast ata e kundërshtonin me trimëri, nga kullat e tyre të fortifikuara, armikun e armatosur me topa dhe armë të tjera. Kështu ka hyrë edhe në histori lufta që u zhvillua në Lug të Baranit, më 11 korrik 1893, në krye me Haxhi Zekën3, kundërshtar i ushtrisë turke, të komanduar nga Mustafë Çerkez Pasha. Kah fundi i majit i vitit 1893, Haxhi Zeka kishte filluar të ftojë popullsinë e Pejës e të rretheve që të ngrihej në luftë kundër pushtetit turk. Ai donte të shfrytëzonte momentin e volitshëm kur edhe popullsia e Drenicës dhe e rretheve të Lipjanit luftonte kundër xhandarmërisë e ushtrisë turke, dhe kështu përpiqej që kryengritja të përhapej edhe në vise të tjera, dhe të çliroheshin nga sundimi turk. Një ushtri e madhe turke nga Peja, Mitrovica, Berana, Shkupi e Prizreni, në krye me komandantin Mustafë Çerkezi, u drejtua kundër Haxhi Zekës dhe kryengritësve të tij. Haxhi Zeka ishte tërhequr që me kohë në Lug të Leshanit, në kullën e fortë të tij tri- katërkatshe në fshatin Leshan, nja 15 kilometra në lindje të Pejës, fshat ky që ishte pronë e tij”. Në ndihmë i shkoi Bajram Curri me një ushtri vullnetarësh nga nahia e Gjakovës, të cilët u vendosën në Vranoc, përkatësisht në kullën e Ali Bajraktarit, Sylë Rexhës dhe nëpër shtëpitë tjera të fshatarëve. Nga frëngjitë e këtyre godinave sulmohet ushtria turke, e cila ishte përqëndruar në këtë pjesë të Dukagjinit.
Përleshjet filluan më 11 korrik dhe luftimet më të ashpra u zhvilluan në Lug të Baranit. Ushtria turke përbëhej më tepër nga kurdët e çerkezët. Si përgjegje forcave të Bajram Currit, fshati Vranoc sulmohet me të gjitha armët e ushtrisë turke me ç’rast bëhet hi e pluhur. U rrënuan edhe këto dy kulla me gjyle topash. Nga sulmet e pashait turk, ishin dëmtuar rëndë edhe disa fshatra të tjera. Lufta në mes kryengritësve shqiptarë dhe ushtrisë turke vazhdoi gjithë ditën, kështu që nga të dy palët pati
23































































































   24   25   26   27   28